Ata u njohën në shtator të vitit të kaluar dhe padyshim që janë për njëri tjetrin.

Këtë shtator avokatja Amal Alamauddin dhe aktori fitues i çmimit Oscar George Clooney  kanë deklaruar zyrtarisht se do të martohen.

Njoftimin e kanë dhënë në Chelsea Town Hall bashkë me të dhënat e tyre zyrtare.

amal alamauddin

Sipas të dhënave Amal është “beqare”, ndërsa George ka qenë i martuar por është divorcuar për herë të fundit më 1993 me ish-bashkëshorten Talia Balsam.

Ceremonia do të zhvillohet në Itali, në liqenin Como ku aktori ka edhe një shtëpi private.

George i ka kërkuar sigurisë që t’i garantojë privatësi për dasmën dhe të ftuarit e tyre.

George i propozoi Amal në prill me një unazë diamanti dhe do mbajnë ceremoninë e tyre në 30 shtator.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)