Dhuna e ushtruar nga ish-bashkëshorti, Ilir Pajo ndaj Marsla Çaushaj, nënë e tre fëmijëve të mitur, ka qenë e përhershme. Arsyeja e ndarjes së tyre me vendim të gjykatës së Vlorës më 21. 07. 2014 ka qenë pikërisht kjo dhunë sistematike.
 
Shqiptarja.com zbardh tre vendimet e Gjykatës për urdhër mbrojtjeje për Marsela Çaushajn, ku i pari rezulton që të jetë lëshuar që në kohën që ata kanë qenë ende të martuar.

urdher mbrojtje

urdher mbrojtje

urdher mbrojtje

urdher mbrojtje

urdher mbrojtje

urdher mbrojtje

urdher mbrojtje

(Vendimet e Gjykatës së Vlorës për urdhër mbrojtje ndaj Marsela Çaushajt)
 
Sipas urdhrit të mbrojtjes, njoftohet Policia e Vlorës për këtë rast të dhunës në familje dhe kërkohet marrja e menjëhershme e masave për parandalimin e kësaj dhune. Ky urdhër mbrojtjeje mban datën 17. 05. 2014 pak muaj para se gjykata të shprehej për ndarjen e çiftit. Por edhe pas ndarjes, Pajo nuk ka rreshtuar së kërcënuari, përndjekuri e dhunuar 39 vjeçaren. Për këtë, ajo i është drejtuar sërish Gjykatës për të marrë një tjetër urdhër mbrojtjeje që mban datën 16.12.2014. ndërsa urdhri i tretë është lëshuar pak kohë më vonë. Por siç tregon edhe vetë 39 vjeçarja, ish-bashkëshorti i saj e ka dhunuar vazhdimisht dhe ky nuk ishte rasti i parë që ai e dhunonte publikisht. Për këtë konflikt ka qenë në dijeni edhe Policia e Vlorës, e cila e ka ndaluar disa herë Pajon. Madje ai është proceduar penalisht për dhunën e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes, por asnjëherë nuk është dënuar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com