FIER - Pavarësisht incidentit të shënuar pasditen e djeshme në fshatin Ferras të Fierit, vogëlushet dhe gjyshja e tyre që kishin mbetur të izoluara si pasojë e përmbytjeve, kanë mundur të marrin ndihmën e nevojshme me ushqime e veshmbathje. “Misioni” është përmbushur me sukses edhe pas tentativës për të bllokuar karvanin e automjeteve që çonin ndihma në zonat e përmbytura, mes të cilave edhe makinat e ministrit Veliaj dhe shefit të Shtabit të Emergjencave Shemsi Prençi.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka ndarë sot me publikun një status në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me fotot të takimit që pati me familjen në nevojë.
“Adela! Përtej bllokimit arritëm te ajo e të miturit me ndihma. Shqipëria solidare është më e madhe se 1 parti banale”, shkruan Veliaj në Twitter.

/Shqiptarja.com

FOTO