Pas dentistit që vrau luanin Sesil një tjetër gjahtare shfaqet ne web duke shkaktuar urrejtjen e të gjithëve. Ajo është Sabrina Korgateli italo-amerikanja e njohur si “vrasësja e gjirafave”.
 
Ajo jo vetëm adhuron të shkojë për gjah, por në profilin e saj në Facebook flet vetëm për armë dhe gjahun e kafshëve që pasi i vret i demonstron si trofetë e saj. Duke postuar fotot e kafshëve që ka arritur të vrasë kryesisht gjirafa dhe krokodilë ajo ka irrituar mjaft njerëz në mbarë botën.

Sabrina Korgateli
 
Sabrina Korgateli

Sabrina është e fejuara e Aron Nilsonit gjahtarit të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kohët e fundit ka mbrojtur dentistin që vrau luanin Sesil duke u shprehur në fund të fundit ishte vetëm një luan dhe se faji ishte i guidave.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)