TIRANE- Firmat ndërtuese që kanë pallatet, apo objektet që kanë mbi 10 vite pa u përfunduar do të detyrojnë të realizojnë punimet, ose do të kalojnë në procedura ndëshkuese. Në ligjin e ri për planin e zhvillimit jepen dy zgjidhje, e para detyrimi i kompanive për të realizuar punimet dhe e dyta ajo e prishjes së objektit dhe kthimit në gjendjen fillestare. Ndërsa brenda gjashtë muajve qeveria do të miratojë aktet nënligjore për hapat konkret. Gjithsesi firmat që shkelin afatet do të përballen dhe me gjobat që shkojnë 100 mijë deri në 500 mijë lekë madje deri në heqjen për 5 vite të licencës.