Jaceniuk: Qëllimi i Putinit është eliminimi i Ukrainës

Qëllimi i Vladimir Putinit është eliminimi i Ukrainës si shtet i pavarur, theksoi sot kryeministri ukrainas, Arseni Jaceniuk duke i kërkuar SHBA-së dhe Bashkimit Evropian të jepnin garanci për planin e paqes në Ukrainë.

"Qëllimi final i Vladimir Putinit është jo vetëm Donetsku dhe Lugansku, por ai kërkon të marrë Ukrainën mbarë dhe ta eliminojë edhe si shtet i pavarur", deklaroi Jaceniuk në një konferencë ndërkombëtare të përvitshme kushtuar strategjisë proevropiane të Ukrainës.

"Ai nuk mund të pranojë idenë se Ukraina bën pjesë në familjen evropiane, ai kërkon të krijojë Bashkimin Sovjetik", shtoi ai, ndërkohë që Kievi do të ratifikojë të martën marrëveshjen historike të asocimit me Bashkimin Evropian.

Sipas tij, etapa e ardhshme do të jetë krijimi i një korridori që lidh kufirin rus me gadishullin ukrainas të Krimesë të aneksuar nga Rusia në muajin mars dhe duke kaluar në disa rajone në jug të Ukrainës.
Ai nënvizoi se ishte e parakohshme të fliste për një zgjidhje tetë ditore pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të konfirmuar nga Kievi dhe separatistët prorusë me pjesëmarrjen e Rusisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

"Një marrëveshje dypalëshe paqeje me Rusinë nuk ishte ideja më e mirë. Unë jam për të ashtuquajturin format të Gjenevës mes SHBA-së, BE-së dhe Rusisë, ne nuk jemi aq të fortë për të ndërmarrë negociata dypalëshe me Rusinë", shtoi ai, tetë ditë pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi të arritur në Minsk mes Kievit dhe separatistëve me pjesëmarrjen e Rusisë dhe OSBE-së./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja