PRISHTINË- Diplomatja amerikane Tina Kaidanow ka anuluar vizitën e paralajmëruar në Kosovë për shkak të problemeve politike që ka vendi.
Në një postim në rrjetin social Twitter, ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Jacobson shprehet se "një vizitë e nivelit të lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë është anuluar këtë javë, ndërsa një tjetër ka reduktuar axhendën".
Sipas KosovaPress, disa ditë më parë është paralajmëruar se Ambasadorja amerikane e rangut të lartë dhe Koordinatorja kundër Terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Tina Kaidanoë, pritet të vizitojë Kosovën.
Përveç anulimit të vizitës se Ambasadores Kaidanoë raportohet se edhe Senatori Chris Murphy ka shkurtuar axhendën e vizitës së tij në Prishtinë për të njëjtat arsye./ATSH/
/Shqiptarja.com