“Asnjëherë nuk kam thënë se “Vetëvendosja” nuk duhet të jetë pjesë e Qeverisë. Njerëzit nganjëherë ma përshkruajnë një gjë të tillë, por kjo thjesht nuk është e vërtetë”, ka thënë ambasadorja Jacobson.
Sa i përket pritjeve për qeverisje të pakorruptuar, ajo bën thirrje që veçanërisht në sektorin e prokurimit publik, një fushë që edhe ajo e vlerëson si ndër më të korruptuarat, të dërgohen njerëz kredibilë.
Përmend faktin se ende ka kryetar komunash të dënuar për korrupsion që kanë mbetur në pozita të njëjta. Sa u përket të gjykuarve nga Gjykata Speciale, Jacobson thotë se edhe nëse janë pjesë e institucioneve, ata duhet t’i binden drejtësisë.
Ndërsa, për ekstremizmin fetar në Kosovë, ajo bëri me dije se ishte në qendër të vëmendjes së tyre gjatë vitit 2014 dhe se me prioritet do ta kenë edhe në vitin 2015.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)