PRISHTINE - Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson është përfshirë edhe një herë në debatin për daljen nga bllokada institucionale, ku ka kërkuar thirrjen e seancës së Kuvendit të Kosovës.
Ambasadorja Jacobson e ka bërë në rrjetin social Tëitter, ku thekson se thirrja e seancës së Kuvendit, është hapi i parë i domosdoshëm për tejkalimin e krizës politike në Kosovë.
“Lëvizja përpara me thirrjen e seancës së Kuvendit është hapi i parë i domosdoshëm për tejkalimin e krizës politike në Kosovë”, ka shkruar ajo.
Edhe herë të tjera, ambasadorja amerikane, u ka bërë thirrje palëve politike që të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në vend, që vazhdon prej rreth 5 muajsh.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Moving forward with Assembly session is indispensable next step for overcoming #Kosovo’s political impasse.
— Amb. Tracey Jacobson (@AmbTracey) November 14, 2014
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)