Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga nëpërmjet një komunikate për media ka dënuar djegien e flamurit të Maqedonisë në protestën e organizuar sot në Prishtinë.
Ajo ka kërkuar nga organet e rendit që të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre.
Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga dënon fuqishëm djegien e flamurit të Republikës së Maqedonisë në protestën e organizuar në Prishtinë si akt të papranueshëm.
Presidentja Jahjaga thekson se përderisa e drejta për të protestuar është e drejtë e garantuar me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësi për çështje të ndryshme, aktet e këtilla të shëmtuara që kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes janë në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet që i kemi përqafuar si shoqëri demokratike.
Presidentja Jahjaga kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com