Jahjaga dekoron gjeneral Kadri
Kastratin me “Urdhrin e Pavarësisë”

Jahjaga dekoron gjeneral Kadri<br />Kastratin me “Urdhrin e Pavarësisë”
PRISHTINË - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralin Kadri Kastratin dhe e ka dekoruar me “Urdhrin e Pavarësisë”, me rastin e përfundimit të detyrës së tij si komandant i FSK-së dhe në shenjë të mirënjohjeje për përkushtimin e tij shumëvjeçar në ndërtimin e këtij institucioni.

Në këtë ceremoni, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe zyrtarë të tjerë të lartë të FSK-së, Presidentja Jahjaga falënderoi gjeneralt Kastratin për shërbimin e tij dhe tha se ai po e përmbyll këtë detyrë duke lënë pas vetes një institucion profesional, të gatshëm për të marrë përgjegjësitë që i takojnë në garantimin e sigurisë kombëtare, që ngërthen në vete vlerat dhe idealet e Republikës së Kosovës dhe aspiratën tonë për të qenë pjesë e infrastrukturës euroatlantike të sigurisë, thuhet në njoftimin e presidencës.

“Nën udhëheqjen tuaj e kemi parë FSK-në të ngritet mbi çdo sfidë, të fuqizohet dhe të kalojë barriera fizike, me shtrirjen e dorës së ndihmës secilit qytetar të Kosovës. Ju keni dhënë kontribut të çmueshëm për ndërtimin e vizionit për të ardhmen e FSK-së dhe transformimin e kësaj force në Forcat e Armatosura të Kosovës, një përgjegjësi që u mbetet ta jetësojnë pasardhësit tuaj” tha Presidentja Jahjaga.

Nga ana e tij, gjeneral Kastrati falënderoi Presidenten Jahjaga për vlerësimin e punës së tij, falënderoi ushtarët , nënoficerët dhe oficerët e FSK-së, ministrin e FSK-së, për përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin dhe transformimin e FSK-së.

 

- Kush është Kadri Kastrati!

Gjeneral Kadri Kastrati, 55 vjeçar, shkollën e mesme ushtarake e kreu në Split, në Republikën e Kroacisë, në vitin 1981 ndërsa Fakultetin e Mbrojtjes së Përgjithshme Popullore e ka përfunduar në vitin 1987 në Sarajevë, në Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Gjeneral Kastrati është oficer i karrierës dhe ka punuar në detyra të ndryshme, ndërsa gjatë luftës së Kosovës, në vitet 1998–1999, ka qenë Zëvendëskomandant në Zonën Operative të Llapit (ZOLL).

Nga viti 1999 deri më 2002, emërohet Shef i Departamentit të Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Gjatë periudhës 2002 deri në vitin 2004 emërohet Komandant i Zonës së IV-të në Mitrovicë, ndërsa nga 2004 deri më 2006, kryen detyrën e Shefit të Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimeve në TMK. Gjatë periudhës 2006–2008, ai ishte Këshilltar Special i Koordinatorit të TMK-së ndërsa me themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në vitin 2009, emërohet  Drejtor i Drejtorisë së Operacioneve (DO) në FSK.

Më 22 nëntor 2011, me vendim të kryetares së Republikës së Kosovës, është emëruar Komandant i FSK-së dhe përfundimisht, më 23 janar 2012,  gradohet (avancohet) në gradën Gjeneral lejtnant.

Gjeneral Kadri Kastrati, në korrik të vitit 2012, merr mirënjohjen më të lartë  nga shteti slloven, “Medaljen për bashkëpunim ndërkombëtar të gradës së parë”, nga Ministri i Mbrojtjes së Sllovenisë.

Marrë nga Anadolu Agency

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes