Jahjaga dekoron sheikun e Abu
Dhabi, fton për rritje të investimeve

Jahjaga dekoron sheikun e Abu<br />Dhabi, fton për rritje të investimeve
ABU DHABI - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u prit sot në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nga Princi i kurorës sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, ku diskutuan për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe investimeve.

Në fjalën e saj Presidentja Jahjaga tha se Kosova krahas konsolidimit të shtetësisë së saj në skenën ndërkombëtare është përqëndruar në zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Ajo tha se Kosova ka krijuar një klimë të mirë të biznesit ndërsa shtoi se Kosova ofron potencial të madh për invesitime në fusha të ndryshme.

Ndër të tjera Presidentja Jahjaga e vlerësoi si shumë të rëndësishëm zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë ndërmjet dy vendeve ndërsa ftoi ekipin e ekspertëve të Emirateve të Bashkuara Arabe të vizitojë Kosovën për t’u njohur me mundësitë dhe potencialin njerëzor e natyror që ka Kosova.

Në fund të fjalës së saj Jahjaga dekoroi sheikun Bin Zayed me "Urdhërin e Pavarësisë", në shenjë mirënjohje për ndihmën që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhënë në ruajtjen e paqes, dhe për ndihmën në rimëkëmbjen e Kosovës.

Nga ana e tij sheiku Bin Zayed duke e falenderuar Presidenten Jahjaga për respektin e treguar, vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të thelluar bashkëpunimin në fusha të tjera të interesit.

Ai gjithashtu shfaqi interes për mundësitë, dhe potencialin që ofron Kosova për investime ndërsa shprehu gatishmërinë për të vlerësuar mundësitë e ndihmës përmes projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike