Jahjaga:EULEX, KFOR dhe Policia e
Kosovës, të garantojnë votim të lirë

Jahjaga:EULEX, KFOR dhe Policia e<br />Kosovës, të garantojnë votim të lirë
PRISHTINE- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot, në takime të ndara, Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, zotëri Samuel Zhbogar, shefin e Misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, Bernd Borchardt, si dhe komandantin e forcës paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, gjeneralin Salvatore Farina, me të cilët bisedoi për procesin e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në Kosovë.

Presidentja Jahjaga i njoftoi bashkëbiseduesit për vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, më 8 qershor, pas konsultave gjithëpërfshirëse me të gjitha partitë dhe subjektet politike, me qëllim të gjetjes së një date në kuadër të afateve ligjore dhe që mundëson edhe përgatitjet për mbarëvajtjen e një procesi të rregullt zgjedhor.

Ajo theksoi se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë duhet të jenë demokratike, të ndershme, të drejta dhe gjithëpërfshirëse, dhe theksoi se mekanizmat e sigurisë në Kosovë, EULEX, KFOR dhe Policia e Kosovës duhet të garantojnë sigurinë për qytetarët e vendit për një votim të lirë. Presidentja Jahjaga theksoi se është me rëndësi që i gjithë procesi të jetë i sigurt, që vota e qytetarëve në çdo pjesë të territorit të vendit, përfshirë pjesën veriore të tij, të jetë e garantuar dhe e paprekshme.

Presidentja Jahjaga theksoi se i ka dërguar ftesë Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, që të dërgojë në Kosovë një mision vëzhgues të zgjedhjeve. Ajo theksoi rëndësinë që zgjedhjet të vëzhgohen nga afër për të përmbushur pritjet e qytetarëve.

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Samuel Zhbogar, theksoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi të rregullt zgjedhor në Kosovë dhe tha se zyra e tij është e gatshme për të përcjellë nga afër këtë proces.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral Farina dhe shefi i EULEX-it, zotëri Borchardt, theksuan se së bashku me Policinë e Kosovës po i bashkërendojnë punët e tyre në ofrimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, që do të garantojë edhe sigurinë për ta gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Marrë "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike