Jahjaga gati të lërë mandatin
Presidentja: Gënjeshtër e mediave

Jahjaga gati të lërë mandatin<br />Presidentja: Gënjeshtër e mediave
KOSOVE - Mediat online kanë shkruar sot se presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga, është gati të lërë mandatin e saj si presidente dhe të marrë drejtimin e Agjensisë Kosovare të Inteligjencës. Sipas mediave online ky lajm ishte bërë i ditur nga burime zyrtare prej një diplomati perëndimor i cili ushtron funksionin e tij në Prishtinë. Menjëherë pas kësaj ka reaguar zyra e presidentes e cila ka mohuar të gjithë zërat që Jahjaga të japë dorëheqjen.
 
 
Mediat online, zëra qe Jahjaga do të lërë mandatin
 
Presidentja Atifete Jahjaga është duke e menduar seriozisht që ta lë postin e të parës së shtetit, për të kaluar në një postë tjetër udhëheqës të rëndësishëm të vendit.
Këtë gjë e ka konfirmuar në kushte anonimiteti për lajmi.net një diplomat perëndimor që vepron në Prishtinë.
Ndërsa, zyra e Presidencës nuk e ka mohuar, duke thënë se nuk dëshirojnë të komentojnë.
Ky diplamat bën të ditur që tashmë Presidentja është konsultuar dhe ka kërkuar mbështetjen edhe nga faktorët ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, si dhe partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK).

Për këtë veprim të mundshëm janë në dijeni edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi (PDK) e kryeministri Isa Mustafa (LDK).
Vendimin pritet ta merr në ditët në vijim.

Ndaj, kjo është arsyeja pse nuk është përmendur asnjë emër për udhëheqës të AKI-së që nga koha kur ka dhënë dorëheqje Bashkim Smakaj.
I njëjti burim bën të ditur se është diskutuar edhe një mundësi tjetër: në rast se emërohet tani kreu i AKI-së, të bëhet marrëveshje që kreu i ri të jap dorëheqje në mars të vitit 2016, që t’i krijohet mundësia Jahjagës që pas përfundimit të mandatit të presidentes të emërohet në krye të inteligjencës kosovare.
Një gjë është e sigurt: Jahjaga nuk dëshiron në asnjë mënyrë të kthehet në vendin e mëparshëm të punës, në Policinë e Kosovës.
/InfoKosova.net/

Vllahiu: Lajmi se presidentja do të udhëheq AKI-në është rrenë!

Raportimin që Atifete Jahjaga mund të japë dorëheqje nga posti i presidentes dhe të marrë nën drejtim Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), e ka mohuar zyra e saj.
Arbër Vllahiu, këshilltari i lartë i presidentes Jahjaga ka thënë për Indeksonline, se ky është spekulim media.
“Lajmi është terësisht rrenë, spekulim, hipotetik dhe llafe kafesh. Presidentja Jahjaga ka mandat kushtetues 5 vjeçar, deri ne prill te vitit 2016. Dhe ajo është e përqendruar në kryerjen e detyrave të saj kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë Vllahiu për Indeksonline.
(Indeksonline)
 
Redaksia online
(Shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf