Jahjaga:Kosova e përkushtuar për
dialogun me Republikën e Serbisë

Jahjaga:Kosova e përkushtuar për<br />dialogun me Republikën e Serbisë
PRISHTINË - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot në Alpbach me zëvendëskryeministrin e Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajcak, me të cilin bisedoi për perspektivën evropiane të Kosovës dhe rajonit dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi rolin e Lajcak në përfshirjen e Kosovës në nismat rajonale dhe ato evropiane dhe theksoi se vazhdimi i mbështetjes për rrugën evropiane për Kosovën nga Sllovakia është e domosdoshme.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në përafrimin me BE dhe e vlerësoi inicializimin e MSA që hap një kapitull të ri të marrëdhënieve Kosovë-BE. Ajo tha se Kosova duhet të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave, sepse kjo do të ndihmojë në lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, ngjashëm me të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun me Republikën e Serbisë, me lehtësimin e BE, dhe theksoi se marrëveshjet e arritura deri tani në këtë dialog duhet të zbatohen plotësisht, sepse kjo ndihmon në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe lehtëson jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajcak, theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe ndihmon në ruajtjen e stabilitetit në gjithë rajonin. Ai tha se i gjithë rajoni i Ballkanit ka shënuar përparim dhe se perspektiva evropiane është e hapur.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje