Jahjaga: Kosova ka treguar pjekuri
politike me organizimin e zgjedhjeve

Jahjaga: Kosova ka treguar pjekuri<br />politike me organizimin e zgjedhjeve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, Soren Jessen Petersen. Presidentja Jahjaga dhe zotëri Jessen Petersen biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, ndërtimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin ndërkombëtar të vendit dhe për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon vendi, me theks të posaçëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 8 qershorit.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka treguar pjekuri politike me organizimin e zgjedhjeve komunale vitin e kaluar dhe vlerësoi se edhe zgjedhjet e  parakohshme të përgjithshme duhet të mbajnë të njëjtin standard demokratik si zgjedhje të drejta, të lira dhe të ndershme.  

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Soren Jessen Petersen biseduan edhe për procesin e integrimeve euro-atlantike për vendin.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë