PRISHTINË.- Kosova është pjesë e përpjekjes së përbashkët të rajonit për integrim në BE, po aq sa edhe kontribuuese e fuqishme për stabilitetin dhe fqinjësinë e mire, tha sot Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga. Ajo ka marrë pjesë në panelin "Nga pajtimi drejt integrimit" në kuadër të Forumit Evropian Alpbach në Austri.
"Projekti i BE-së ka kuptim të plotë vetëm atëherë kur të përmbyllet me anëtarësimin e të gjitha vendeve tona në familjen evropiane, si të barabarta dhe në bashkëpunim e pajtim me njëra-tjetrën", ka theksuar Presidentja e Kosovës. Së bashku me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe pjesëmarrës nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe nga rajoni i Evropës Juglindore, pjesëmarrës në panel, Presidentja Jahjaga ka folur për rrugën evropiane të Kosovës dhe të rajonit, përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore, vendosjen e drejtësisë për viktimat e luftës si dhe përfshirjen e të rinjve në proceset e rëndësishme të vendeve të tyre.
Presidenca kosovare bën të ditur se, pjesëmarrës në punimet e panelit ku folën presidentja Jahjaga dhe presidenti Nishani, ishte edhe presidenti i Republikës së Austrisë, dr. Heinz Fischer. Para fillimit të punimeve të panelit "Nga pajtimi drejt integrimit", në shenjë respekti për presidenten Jahjaga dhe presidentin Nishani në Forumin Evropian Alpbach, presidenca austriake dhe organizatorët e Forumit organizuan një pritje ceremoniale me gardën e Landit të Tirolit. Presidentja Jahjaga u takua sot në Alpbach me zv/kryeministrin e Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajcak, me të cilin bisedoi për perpektivën evropiane të Kosovës dhe rajonit dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë. Lajcak theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe ndihmon në ruajtjen e stabilitetit në gjithë rajonin. Ai tha se i gjithë rajoni i Ballkanit ka shënuar përparim dhe se perspektiva evropiane është e hapur. /ATSH/
/Shqiptarja.com