Presidentja Atifete Jahjaga e justifikon mos reagimin e saj mbi zhvillimet e fundit politike pas zgjedhjeve në vend, me motivacionin se në demokracitë parlamentare ndërhyrjet e një institucioni në çështjet e institucioneve të tjera konsiderohen shkelje të ndarjes së pushteteve dhe të Kushtetutës. Duke deklaruar gjithashtu se do t’i përmbahet gjithmonë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, “gardianit të Kushtetutës së vendit”.
Ditën e sotme në një reagim për mediat Zyra e Presidentes së Kosovës sqaron se Znj. Jahjaga nuk e ka anashkaluar situatën politike në vend për asnjë moment. Por justifikon qëndrimin e saj asnjëanës si mos ndërhyrje në autonominë dhe ndarjen e pushteteve si dhe në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke iu trembur edhe një tejkalimi të mundshëm të kompetencave.
“Duke qenë institucioni me mandat të plotë, në kohën kur pritet krijimi i institucioneve të reja, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës thekson se do të vazhdojë pandërprerë që të sigurojë ndërtimin e një proces kredibël, duke garantuar funksionimin demokratik të institucioneve. Në demokracitë parlamentare ndërhyrjet e një institucioni në çështjet e institucioneve të tjera konsiderohen shkelje të ndarjes së pushteteve dhe të Kushtetutës, që në çdo rast do të shiheshin si veprime jashtë mandatit dhe kompetencave të Presidentes së vendit”- u tha në reagimin e Zyrës së Presidencës.
Më tej, gjatë kësaj deklarate për mediat, Zyra e Presidentes Jahjaga ftoi të gjithë parlamentarët e Kuvendit të Kosovës ti përmbahen e të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese si guardian i Kushtetutës së vendit dhe “duhet të ndihmojnë në ruajtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe në ndërtimin e një shteti ligjor”.
“Proceset e nisura në Gjykatën Kushtetuese, gardianit të Kushtetutës së vendit, duhet të ndihmojnë në ruajtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe në ndërtimin e një shteti ligjor, dhe vendimet e këtij institucioni të pavarur gjyqësor duhet të respektohen dhe zbatohen në plotëni nga të gjithë. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, rithekson edhe njëherë faktin se vendimi për hapat e mëtejmë në ndërtimin e institucioneve të vendit, pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, do të bëhet në përputhje me normat ligjore, duke respektuar çdo afat të përcaktuar me Kushtetutë dhe duke mos cenuar të drejtën e asnjë pale në proces”.- u shpreh më gjërë për mediat Zyra e Presidenzës.
Në fund të reagimit të saj për shtyp, Zyra e Presidencës së Kosovës u zotua përballë qytetarëve dhe partive politike të vendit se Presidentja Jahjaga do të ndikohej vetëm nga Kushtetuta, e cila do të respektohet dhe zbatohet në tërësi.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com