PRISHTINË - Ndërsa burime nga Presidenca dhe Ministria e Jashtme e Kosovës bëjnë me dije se Presidentja Jahjaga pritet të zhvillojë një vizitë në Shqipëri më 17-18 dhjetor, pritet edhe rikthimi i PD në Parlament në shenjë respekti, duke thyer kështu edhe bojkotin.
 
 
“Presidentja e Kosovës do vijë në Shqipëri më 17 dhe 18 dhjetor. Në fund të vizitës së saj më 18 dhjetor ajo do të mbajë një fjalë në Parlamentin e Shqipërisë. Aty do të jenë edhe deputetët e PD-së, si shenjë respekti për fjalën e Presidentes së Kosovës”, – është shprehur burimi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)