PRISHTINE - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga pritet që me 1 nëntor ta vizitojë Beogradin. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave Presidentes Jahjaga , para disa ditësh i ka ardhur ftesa që të marrë pjesë në një takim të organizuar në kryeqendrën serbe, nga Komisioni Evropian, që quhet Komisioni Trelateral.
Zëdhënësi i Presidentes, Arbër Vllahiu, ka konfirmuar këtë lajm, duke thënë se thirrja është bërë dhe se tashmë po diskutohet mundësia që Jahjaga, të shkojë në Serbi, por sipas Vllahiut, ende nuk ka vendim zyrtar. Gjithashu bëhet e ditur se në takim do të jenë kryeministri serb Aleksander Vuçiç si dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas mediave kosovare nuk dihet, nëse në këtë takim Kosova do të prezantohet si shtet i pavarur me simbolet e tij, kjo pasi as Serbia e as 5 shtete anëtare të BE-së nuk e pranojnë Kosovën shtet të pavarur.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO