PRISHTINË,  25 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidentja e Republikës së Kosovës,  Atifete Jahjaga, mori pjesë  në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Italisë në Kosovë.
Ajo preu shiritin e përurimit, së bashku me Ministren e Jashtme të Italisë,  Federica Mogherini, njoftoi mbrëmë Presidenca e Kosovës.
Po ashtu, Presidentja Jahjaga pati një darkë pune me Ministren Mogherini, me të cilën diskutoi për një varg temash me interes, njoftoi Presidenca kosovare./i.v//a.ke/