Jahjaga, në konferencën për bashkëpunim ekonomik “Mundësitë Globale” në Chicago

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka hapur sot konferencën për bashkëpunim ekonomik në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Konferenca "Mundësitë Globale" prezanton mundësitë dhe kushtet e investimit në Kosovë dhe njëherësh do të diskutojë sinergjitë e bashkëpunimit në mes të Kosovës, shtetit të Ilinoit dhe Izraelit.
Presidentja në këtë konferencë shoqërohet edhe nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, zonja Hykmete Bajrami.
"Me Izraelin dhe popullin hebraik, ne kemi një lidhje të fortë e cila na bashkon. Kjo lidhje gjendet në paralelet e vuajtjes së pamasë dhe në historitë e dhimbshme të popujve tanë, gjatë ballafaqimit me persekutim, luftëra dhe shfarosje. Gjendet në historinë e jashtëzakonshme të shpëtimit të mijëra hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore nga shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri", tha ajo.
Kjo, vijoi Jahjaga gjendet edhe në mbështetjen, të cilën populli i Kosovës e ka gjetur tek aktivistët hebraikë të cilët avokuan për përfundim të represionit dhe si refugjatë, të cilëve u është ofruar strehë në Izrael gjatë momenteve më të rënda të historisë sonë.
"Kjo fije e përbashkët e progresit, e lëvizjes përpara, duhet po ashtu të bëhet edhe themel i miqësisë dhe bashkëpunimit tonë të dyanshëm", tha Jahjaga.
Jahjaga çmoi edhe ndihmën e SHBA-së për Kosovën, të cilën e cilësoi si aleatin kryesor. "Ata kanë ecur krah për krah me ne për të na ndihmuar që të ndërtojmë një shoqëri në frymën e lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit", tha ajo.
/KosovaPress/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime