Jahjaga përshëndet arrestimet
"S'ka vend për terrorsistët" 

Jahjaga përshëndet arrestimet<br />"S'ka vend për terrorsistët" 
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka përshëndetur operacionin e policisë gjatë të cilit janë arrestuar 40 persona me dyshimin se kanë marrë pjesë në luftërat e Irakut dhe Sirisë përkrahë organizatave terroriste, ISIS dhe Al Nusra.

Në një komunikatë të zyrës së presidentes, thuhet se  Jahjaga e ka “mirëpritur dhe vlerësuar lart aksionin e ndërmarrë nga mekanizmat e sigurisë dhe të drejtësisë...ndaj të dyshuarve për terrorizëm, për pjesëmarrje në luftën në Siri dhe Irak”.

“Presidentja Jahjaga vlerësoi se qëllimi i operacionit  përmes të cilit u bë ndalimi i një numri të madh të dyshuarve dhe u bastisen shumë lokacione në nivel vendi, duke penguar veprimtari ilegale që ka për qëllim inkuadrimin e qytetarëve të Kosovës në kauza terroriste  është që të sigurohet një Kosovë e lirë, e sigurt, e qetë dhe tolerante, e zhveshur nga terrorizmi dhe kriminaliteti, dukuri këto që po nënçmojnë traditën tonë të gjatë të tolerancës fetare dhe janë në kundërshtim të plotë të vlerave dhe idealeve mbi të cilat ndërtuam shtetin tonë”, thuhet në komunikatën e presidences.

Presidentja e ka përsëritur deklaratën e bërë të para disa ditëve se Kosova “nuk do të jetë strehë e ekstremizmit dhe ritheksoi qëndrimin se institucionet e Kosovës asnjëherë nuk do të lejojnë që vendi ynë të shndërrohet në burim të aktiviteteve kriminale e terroriste që kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe rendin kushtetues”.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje