Jahjaga:Shqipëria mund ta ndihmojë
Kosovën për anëtarësim në NATO

Jahjaga:Shqipëria mund ta ndihmojë<br />Kosovën për anëtarësim në NATO
PRISHTINE- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i cili udhëhiqej nga kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade.

Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, duke theksuar nevojën e zgjerimit dhe thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
 
Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka shënuar përparime të theksuara në konsolidimin e shtetësisë, në krijimin e shtetit ligjor dhe gjithëpërfshirës, si dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit, përfshirë edhe përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet me Republikën e Serbisë.
 
Ajo tha se prioritet për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike, duke i vlerësuar si të rëndësishme marrëdhëniet kontraktuale edhe me NATO-n, përmes Partneritetit për Paqe.
 
Presidentja Jahjaga tha se Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën, përmes shkëmbimit të përvojave, në arritjen e standardeve dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
 
Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Arta Dade, vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë. Ajo shprehu përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë për të ndihmuar Institucionet e Kosovës në procesin e reformave drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veriatlantike.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike