Jahjaga: Shqiptarët i bashkon BE-ja

Jahjaga: Shqiptarët i bashkon BE-ja
Edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bashkimin e shqiptarëve e sheh vetëm në Bashkimin Evropian. Ajo ka komentuar në një intervistë për “Danas” se hyrja në BE nënkupton bashkim jo vetëm mes shqiptarëve por gjithë popujve të Ballkanit që synojnë integrimet evropiane.

“Integrimi në BE do të shënojë edhe bashkimin me idenë dhe shpirtin e lirisë politike e ekonomike, barazinë dhe bashkëpunimin ndërmjet gjithë popujve, përfshirë edhe popullin e Kosovës si pjesë të pandashme”, ka thënë Jahjaga.

E para e vendit ka shprehur bindjen se BE-ja nuk është e plotë pa anëtarësimin e të gjitha shteteve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

“Sot jetojmë në kohën e integrimeve dhe prandaj integrimet evropiane janë qëllimi dhe alternative e të gjitha shteteve të Ballkanit. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe si çdo shtet tjetër ne në rajon synon integrimin evropianë dhe punon në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE”, ka shtuar ajo.

Edhe kryeminsitri Isa Mustafa ka thënë në një intervistë mbrëmë se shqiptarët do të bashkohen në BE. Ishte kryeministri shqiptar, Edi Rama ai që tha se shqiptarët kanë dy mundësi për t’u bashkuar, duke përfshirë atë në BE, por duke mos anashkaluar edhe atë që Rama e quajti “bashkim klasik”. Deklarata e tij ngjalli reagime në Beograd, ndërsa reagime erdhën edhe nga BE-ja.  


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër