Jahjaga takim me liderët e
partive politike parlamentare

Jahjaga takim me liderët e<br />partive politike parlamentare
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka mbajtur sot një takim të përbashkët me drejtuesit e subjekteve politike parlamentare, për të diskutuar gjendjes e krijuar në vend.

“Është e domosdoshme që sa më parë që është e mundur liderët tanë, partitë politike, të ulen brenda një tavoline të përbashkët në mënyrë që të gjejnë zgjidhje”, ka deklaruar Jahjaga.

Ajo ka ritheksuar se ka bërë përpjekje që në kuadër të kompetencave kushtetuese t’i ulë të gjitha palët në një tavolinë bisedimesh.

“Ftesa ime ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapur ndaj të gjithë liderëve të partive politike që të gjejnë mundësinë dhe të ulen bashkërisht në mënyrë që të gjejnë zgjidhje”, është shprehur presidentja Jahjaga.

Deri më tani, pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar liderët e dy partive më të mëdha politike, Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Hashim Thaçi nga Partia Demokratike e Kosovës.

I vemi lider nga opozita që ka pranuar të marrë pjesë, është Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në takimin e sotëm ndërmjet liderëve politikë të Kosovës, të thirrur nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga, pritet të marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.  

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin