Jahjaga takime me krerët e partive
për zgjidhjen e ngërçit politik 

Jahjaga takime me krerët e partive<br />për zgjidhjen e ngërçit politik 
Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës me kryetar HashimThaçin kanë zhvilluar të parët takimin me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik disa mujor.

Menjëherë pas takimit, nnëkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë se partia e tij do të bashkëpunojë në këtë proces duke mos përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja. “Ne do të jemi konstruktivë dhe mendojmë që zgjedhjet duhet të jenë zgjedhja e fundit.

Megjithatë, nëse do të jetë e nevojshme për zgjedhje, ne jemi të gatshëm”, ka thënë Kuçi. Pas përfundimit të takimit me krerë të PDK-së, Jagjaga po zhvillon aktualisht takimin me përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, liderin Isa Mustafa dhe deputetët Vjosa Osmani dhe Ismet Beqiri.

Ashtu si radhën e parë, takimet janë zhvilluar me ftesë individuale të partive kryesore në vend. Presidentja Jahjaga ka ndërmarrë një hap të tillë për të dytën herë, menjëherë pas kthimit të saj nga SHBA ku thuhet të ketë marrë këshilla për të përdorur autoritetin dhe rolin e saj në tejkalimin e krizës politike. Këto takime vijnë në prag të seancës konstituive, e cila është parashikuar të mbahet këtë të enjte.

jahjaga

Takimi i  Presidentes Jahjagës me LDK

Presidentja Atifete Jahjaga ka ndarë bllokun LDK-AAK-Nisma e Vetëvendosjen, duke i thirrur veçmas në takimin e sotëm me përfaqësues të partive politike. Sapo ka përfunduar takimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lideri i saj, Isa Mustafam njëherësh i nominuari për kryetar kuvendi, ka thënë se partia e tij nuk pranon kurrësesi kryeministër konsensual. Mustafa ka përsëritur se zgjidhja e ngërçit politik është në Kuvendin e Kosovës dhe këtë mund ta zgjidhin vetëm deputetët me votën e tyre.

Nga ana tjetër, Lista Serbe ka dalë sot hapur kundër Bllokut, duke thënë se ‘nëse PDK nuk i bën 52 vota, mund të llogarisë votat tona’. Kreu i kësaj partie, Aleksandër Jabllanovic ka thënë se presidentja iu ka dhënë afat 48 orë për gjetjen e një zgjidhje.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi