Jahjaga takon sërish liderët:Tregoni
pjekuri politike, të zgjidhet kriza!

Jahjaga takon sërish liderët:Tregoni<br />pjekuri politike, të zgjidhet kriza!
PRISHTINE - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar takime sot me liderët e partive kryesore në Kosovë, me qëllim gjetjen e një zgjidhje për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale.

Gjatë ditës së sotme, Jahjaga ka zhvilluar takime me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, si dhe ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për të trajtuar çështjen e ndërtimit të institucioneve të vendit.

Sipas një komunikate për shtyp të Presidencës, Jahjaga ka kërkuar nga tre liderët, të tregojnë pjekuri politike dhe duke lënë mënjanë mospajtimet ndërmjet tyre dhe interesat e ngushta, të veprojnë shpejt për ndërtimin e institucioneve, konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

Jahjaga thekson se liderët politikë kosovarë duhet të veprojnë shpejt për gjetjen e zgjidhjes në mënyrë, që të sigurohet qëndrueshmëria e vendit, duke kërkuar gjithashtu edhe formimin e institucioneve në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Liderët e partive politike parlamentare duhet të veprojnë shpejt për të siguruar qëndrueshmërinë e vendit. Ne duhet të dëshmojmë përkushtimin për ndërtimin e shtetit të së drejtës, duke respektuar kuadrin tonë kushtetues. Jam e përkushtuar që duke garantuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në vend, të zbatoj në përpikëri vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Institucionet e reja duhet të ndërtohen në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Duhet të garantojmë se me institucionet e reja do të përmbushim çdo detyrim ndaj qytetarëve tanë dhe gjithashtu obligimet ndaj bashkësisë ndërkombëtare, partneriteti me të cilën është jetik për vendin. Dialogu politik është i rëndësishëm për forcimin e demokracisë së brendshme dhe ai duhet të zhvillohet, pavarësisht mospajtimeve, në interes të qytetarëve dhe të avancimit të proceseve të përgjithshme në vend.” thuhet në komunikatën për shtyp të Presidencës së Kosovës.

Pas zgjedhjeve të 8 qershorit, Kosova vuan ende konstituimin e Kuvendit si dhe formimin e institucioneve të reja qeverisëse. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës