Jahjaga takon sekretarin e Vatikanit
kërkon njohjen e pavarësisë

Jahjaga takon sekretarin e Vatikanit<br />kërkon njohjen e pavarësisë
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka takuar në Nju Jork Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Vatikanit Pietro Paroli. Jahjaga i ka thënë Parolit se njohja nga Selia e Shenjtë do të ishte e rëndësishme për Kosovën.

Ndërsa vlerësoi vizitën e Papa Francesku në Shqipëri, Jahjaga tha se është një simbolikë e rëndësishme edhe për të gjitha vendet e rajonit të Evropës Juglindore dhe për raportet fqinjësore të tyre.

Presidentja kosovare tha se Kosova, që prej shpalljes së pavarësisë së saj më 2008, është shndërruar në një faktor të rëndësishëm të paqes dhe të stabilitetit si dhe promovuese e fqinjësise së mirë.


"Duke vlerësuar procesin e konsolidimit ndërkombëtar të vendit, Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot është e pranuar nga 108 vende të botës dhe se pranimi nga Vatikani do të kishte një rëndësi të veçantë", theksohet ë njoftimin e Presidencës kosovare.

Ndërkohë sekretari për marrëdhënie me jashtë i Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin  tha se Selia e Shenjtë po i përcjell me kujdes zhvillimet në Kosovë dhe përparimet në raportet në rajonin e Ballkanit.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi