Jahjaga thirrje deputetëve: Formoni
qeverinë, vendi në rrezik nga krimi

Jahjaga thirrje deputetëve: Formoni<br />qeverinë, vendi në rrezik nga krimi
Presidentja kosovare Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të gjejnë zgjidhjen për bllokadën politike e krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Pos zhbllokimit të institucioneve, Jahjaga ka thënë se funksionimi i Kuvendit do t’i ndihmonte edhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
 
“Ne sot kemi nevojë për krijimin më të shpejtë të institucioneve të vendit, dhe ju mbetet në përgjegjësi të deputetëve të Kuvendit, që të tregojnë gatishmërinë për të zgjidhur nyjet për funksionimin e institucionit për të cilin kanë marrë votat e qytetarëve të vendit, dhe kjo do të mundësojë miratimin e një numri ligjesh që do të ndihmojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka deklaruar ajo.
 
Këto komente Presidentja Jahjaga i ka bërë në tryezën e organizuar nga Instituti i Drejtësisë për të diskutuar zbatimin e Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit.
 
Me këtë rast, Presidentja Atifete Jahjaga ka deklaruar se Shteti i Kosovës është i gatshëm të ballafaqohet me të gjithë ata që rrezikojnë sigurinë kombëtare.
Sipas saj, Kosova ka ndërtuar kapacitete të mjaftueshme në aspektin e sigurisë për t’u ballafaquar me çfarëdo kërcënimi.



Redaksia Online
(g.f /Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje