Jahjaga vizitoi Manastirin e Deçanit
dhe Katedralen e Prishtinës

Jahjaga vizitoi Manastirin e Deçanit<br />dhe Katedralen e Prishtinës
DEÇAN- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot Manastirin e Deçanit dhe Katedralen e Prishtinës, në prag të festës së Pashkëve.

Në Manastirin e Deçanit, presidentja Jahjaga u prit nga igumeni i këtij manastiri, Sava Janjiq.

Presidentja Jahjaga e uroi atin Sava dhe të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

Në Katedralen e Prishtinës, Presidentja Jahjaga u prit nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji.

Duke e uruar për festën e Pashkëve, Presidentja Jahjaga tha se Pashkët janë një ditë e ringjalljes së jetës dhe të mirës, ditë e shpresës dhe e dashurisë e mirëkuptimit midis njerëzve.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike