PRISHTINË, 16 Shkurt /ATSH/.-Presidentja e Republikës se Kosovës, Atifete Jahjaga, vizitoi të hënën në Prishtinë Panairin e prodhuesve vendorë "Republika ime", në kuadër të shënimit të përvjetorit të shtatë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Presidentja Jahjaga diskutoi me përfaqësuesit e të gjitha bizneseve vendore, pjesëmarrëse në këtë panair. /b.j/a.gjonaj/f,n/