/ATSH/.- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në një takim, ministrin e Administratës Publike dhe njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Yagcilar, si dhe një delegacion të Këshillit Organizativ, për shënimin e Ditës Memoriale të Komunitetit Turk në Kosovë.
Jahjaga uroi komunitetin turk për Ditën Memoriale, ndërsa vlerësoi se, ky komunitet tregon një shembull të mirë të integrimit në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës dhe është i përkushtuar për ndërtimin e shtetit demokratik, së bashku me të gjitha komunitetet e tjera në vend.