TIRANE - "Peticionet janë një një shprehje e efektivitetit të demokracisë". Kështu e cilëson juristi Njazi Jaho në një intervistë ekskluzive për "Shqiptarja.com", peticionin me mbi 15 mijë firma që është mbledhur për shkarkimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve. 

Duke vijuar më tej ai shprehet se e drejta e peticionit, është një e drejtë e sanksionuar dhe e njohur në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në të gjitha konventat e të drejtave të Njeriut. Jaho thekson po ashtu se Kushtetuta e Shqipërisë, e lejon që komisionet parlamentare të thërrasin në mbledhje edhe krerët e institucioneve shtetërore. 

Jaho flet edhe lidhur me çështjet e aktuale në vend, siç është edhe ajo e kthimit të ligjeve nga ana e Presidentit Bujar Nishani.