Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, e cila ka disa javë që performon në Operën Mbretërore të Londrës me “Triptikun” e Puccini-t, në rolin e murgeshës Angelica ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme, jo vetëm nga publiku, por edhe nga mediat londineze. Pas shfajes së operës “Suor Angelica” të Puccin-it më 15 mars“, Ermonela Jaho e përfshirë në interpretimin e siqertë të dramës së murgeshës ka shkaktuar tronditje deri në dhimbje në publik. Rasti i shfaqjes së të martës përfshiu një grua nga publiku, e cila kishte pasur një histori të ngjashme me rolin e sopranos shqiptare. Kur kishte qenë e re ajo kishte mbetur shtatzënë. I kishin marrë fëmijën dhe ia kishin mbyllur në një manastir.
Pak a shumë ky është edhe roli i Ermonela Jahos si Suour Angelica te opera e Puccini-t. “Ermonela Jaho ishtemahnitëse në ccdo gjë... Këndimi delikat i “Senza mamma” dukej sikur vinte direkt nga një ninullë që i këndohet një fëmije teksa fle, dhe kjo bëri që shpërthimet e saj të lëndonin edhe më shumë. Zëri i Jahos na përshkoi të gjithëve; ajo krijoi një tingull madhështor në teatër, dhe nuk u përmbajt të linte dhe pak egërsi në të, aty ku ngjarjes i nevojitej.
Marrja e duartrokitjeve ishte pothuajse aq efikase sa interpretimi; përjetuam një moment të sinqertë ku artisti është derdhur i gjithi në rol, dhe me në fund ndjen publikun që e kupton dhe vlerëson atë...shkruan The Sunday Times një ditë pas premierës.
Ndërsa The Telegraph, në artikullin “Opera Mbreterore: Puccini i një niveli të shkëlqyer shkruan mes të tjerësh se “Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho shkaktoi një ndjesi në vitin 2011, kur një kohe të shkurtër ajo mori rolin udhëheqës në Suor Angelica, opera e dytë e trilogjisë së Puçinit Il Trittico. Ajo kthehet për një ringjitje aq të lavdishme si kurrë më parë, duke investuar në karakterin e murgeshës së traumatizuar me të njëjtin kombinim të shkëlqimit të zërit me intensitetin ekspresiv”.
Është e pafjalë dhe ka pasur mëdyshje në reagimin e saj, pas lajmit se në shfaqjet e saj Opera Mbretërore ka thirrur disa herë, siç ndodhi edhe të martën në mbrëmje, ambulancën dhe mjekët për të ofruar ndihmë mjekësore për spektatorët, të cilët janë emocionuar dhe tronditur nga dramaciteti dhe loja mjaft e ndjerë e këngëtares shqiptare. Kjo ka ndodhur disa herë gjatë këtyre javëve dhe faktin e konfirmon vetë Salvatore Scalzo, menaxher i Operas Mbretërore në “Covent Garden”.
Ai thotë se “kemi pasur disa raste të tilla dhe kjo i dedikohet padyshim klasit të Ermonela Jahos në rolin e Sur Angelica”.
Salvatore Scalzo i Operas Mbretërore në Londër ka theksuar më tej se “Nuk kemi pasur raste të tilla vitet e fundit, me aq sa kam punuar unë në këtë Opera. Ovacionet dhe duartrokitjet në sallë flasin vetë për talentin e Ermonelës”
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Arratiset' nga Los Angeles me avion privat, Leonardo DiCaprio 'kryqëzohet' në rrjet
15 Janar, 13:37
-
Betimi i Trump, rekord donacionesh! Kompanitë ‘shtyhen’ kush të paguajë më shumë
15 Janar, 13:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Gjetjet e misionit ODIHR: Vëmendje tek financimi i fushatës, zbatimi i teknologjisë e mbulimi nga mediat e platformat online
15 Janar, 13:26
-
Vrasja në Vlorë-Fier, Softa: E njëjta skemë me vrasje të tjera! E kryer nga vrasës me pagesë, mund ta kenë nxjerrë në pritë ose e kanë ndjekur me GPS
15 Janar, 13:24
-
Vila qeveritare në Velipojë do rikonceptohet si strukturë elitare hoteliere, hapet konkursi
15 Janar, 13:23
-
Biblioteka Kombëtare, ekspozitë kushtuar Koliqit në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta
15 Janar, 13:05
-
Vlorë/ Iu gjet kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 30-vjeçari
15 Janar, 13:04
-
Kupa, Veselinoviç i Partizanit: Kam 14 lojtarë, do plotësohemi nga akademia
15 Janar, 12:59
-
Veton Surroi: Si të jetohet në vitin G-Zero
15 Janar, 12:59
-
Tiranë/ U kapën me kokainë në automjet gati për shitje, arrestohen dy persona! 35-vjeçari kishte thyer masën e arrestit shtëpiak (EMRAT)
15 Janar, 12:51
-
Dëshmia e bujshme e ish-oficerit: Unë ja dhashë Mehmet Shehut pistoletën ‘Makarov’, që vrau veten
15 Janar, 12:46
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, Kurti: Ka mbaruar lufta për çlirim, jo beteja për drejtësi
15 Janar, 12:40