Jakup Krasniqi nga Haga uron bashkëshorten në 61 vjetorin e lindjes: Sa e vështirë qenka të festoj larg teje!

Jakup Krasniqi nga Haga uron bashkëshorten në 61 vjetorin e lindjes: Sa e vështirë qenka të festoj larg teje!

Vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, Gresa duke uruar nënën e saj për ditëlindje, ka publikuar edhe urimin e të atit aktualisht I burgosur në Hagë.

“Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje. Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri. Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë ti, mos paçshin pengesa siç patëm ne të dy!

Jakup Krasniqi, 15 Maj, 2021”, ka shkruar Gresa në postimin në rrjetin social ‘Facebook’.

Jakup Krasniqi, një nga eksponentët kryesorë të luftës për liri të UÇK-së dhe figurat kryesore të politikës së pasluftës, prej 5 nëntorit gjendet në Hagë, në pritje të fillimit të gjykimit për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit. Së bashku me të I burgosur gjendet edhe ish-presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i PDK-së Kadri Veseli dhe ish-deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi. Për të cilët ditën e djeshme zyra e Prokurit Special ka bërë të ditur se më 19 maj do të mbahet një konferencë për publikun për të dhënë të dhëna në lidhje me ecurinë e procesit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë