Jala, 'streha' e fundit e LSI-së

Jala, 'streha' e fundit e LSI-së

Pamje nga kampi i LRI-së në Jalë

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka hapur sërish pas një periudhe pushimi, kampin e saj për “të rinjtë e së ardhmes” në Jalë. Duket sikur Jala, mbetet “streha” e fundit e lësëistëve, e atyre që pasi humbën terren në politikë duke parë me sytë e tyre rrënimin e një partie biznesi, i rikthehen buzëplasur kampingut të rinisë. Kujt rinie, sepse me sa di unë, nuk ka mbetur këmbë anëtari pothuajse në gjithë vendit tek ajo parti, sidomos pas 25 Prillit 2021. Por pavarësisht disfatave dhe blofeve, nga aleanca me Partinë Demokratike, tek fushata më skandaloze elektorale, nga humbja e parashikuar tek përpjekja e dështuar e Monikës dhe Ilirit për të “ringritur zemrat e thyera”, duket se Jala mbetet oazi i fundit. Mbetet si një pikëtakimi mes atyre që kanë mbetur akoma në LSI-në e Ilirit (nga më të paguarit dhe jo më të besuarit), dhe ndonjë grupimi të “rinjsh” që nuk kanë ç’të humbasin tjetër, veç disa ditëve të gëzueshme pushimi në Jug.

Afrimi i Shtatorit dhe hapjes së Parlamentit të ri, do ta shpjerë partinë e Ilirit në kufinjtë e shpërbërjes. Lulzim Basha nuk ka ndërmënd të “fjaloset” asnjë minutë të vetme me Monikën në sallën e ligjvënësve, dhe as nuk kërkon mbështetje opozitare nga 4 deputetët e saj. lSI-ja mbetet pas 25 Prillit 2021 partia e mbetur rrugëve, pasi gjithë dyert  u janë mbyllur si brënda dhe jashtë vendit. Siç u krijua qysh ditën e parë, ashtu edhe tani, LSI-ja mbijeton falë financave me të cilat josh dhe afron të vjetrit dhe të rinjtë e saj. Zoti Vasili u kujtoi të “rinjve” të asaj partie në Jalë se “duhet të karikohemi për muajt që na presin, për të bërë opozitë ndaj kësaj qeverie ashtu siç e kemi bërë prej 2008”. Natyrisht që kjo është gjuha që duhet përdorur pas dështimeve, pas largimeve dhe rrënimit që ajo parti pësoi sidomos pas afrimeve dhe largimeve të shpeshta me pushtetin. Por cilën të ardhme premton Monika për të rinjtë, kur në tapetin politiko-elektoral ajo parti thuajse u shua fare? Cilën opozitë kërkon të premtojë dhe të bëjë Monika në Parlament, kur dihet qysh tani se, për 4 deputetët e saj nuk ka nevojë më as Lulzim Basha?

Cilën të ardhme kërkojnë Monika dhe Vasili të marrin në dorë, kur partia ka vajtur në derexhenë e fundit ? Por Jala patjetër duhej bërë, patjetër Jala duhej të mbushej edhe këtë vit me “të rinjtë e së ardhmes”, ku me bindje të plotë e them se, 90 per qind e tyre kanë votuar në 25 Prill Edi Ramën. Dorëheqja, apo dhe largimi nga Presidenca, pas skandaleve  të gjuhës politike (duke mos përmendur ato korruptive)  do të ishte “kapak floriri” për Ilir Metën. Ndoshta marrja me partinë, shkrirja dhe rithemelimi i saj nga e para, duhej të ishin eglendisjet e tij, pas shfaqjeve skandaloze që bëri para dhe pas 25 Prillit para shqiptarëve. Megjithatë, Jala mbetet “streha dhe dashuria” e fundit e LSI-së, si një nostalgji e ditëve të dikurshme të  pushtetit, prej të cilit abuzuan dhe fituan shumë para, me të cilat po mundohen të mbajnë me paterica partinë e tyre Iliri dhe Monika.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen