Jalë, mbyllet kampingu i LRI, Meta:
Kemi mësuar shumë nga njëri-tjetri

Jalë, mbyllet kampingu i LRI, Meta:<br />Kemi mësuar shumë nga njëri-tjetri
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Kampingut të LRI-së në Jalë. Në aktivitetin e përvitshëm morën pjesë rreth 1500 të rinj e të reja nga e Shqipëria, të cilët për pesë ditë me radhë u angazhuan në aktivitete të ndryshme sociale, bashkëbisedime me personalitet e shumta që ishin ftuar, por edhe aktivitete argëtuese. 

Në ceremoni merrnin pjesë edhe ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani, Zv.Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, drejtues të LRI-së, etj. 

Gjatë fjalës së mbajtur para të rinjve, Ilir Meta përgëzoi lidershipin e ri të Lëvizjes Rinore për Integrim për organizimin e këtij aktiviteti dhe për vlerat që ka përcjellë te të gjithë pjesëmarrësit.

Unë përgëzoj, në radhë të parë lidershipin e ri të Lëvizjes Rinore për Integrim që tregoi edhe një herë tjetër atë që e kemi dëgjuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët punojnë me LRI-në, që gjeneratat në LRI sa vijnë dhe bëhen më të mira. Besoj se kanë qenë 5 ditë të mrekullueshme për të gjithë ju. Kanë qenë edhe për ne. Besoj se keni mësuar shumë nga njëri-tjetri. Por jo vetëm ju nga njëri-tjetri, por të jeni të sigurt që edhe unë kam mësuar shumë nga ju dhe shpresoj që edhe gjithë drejtuesit e tjerë të LSI-së që kanë qenë këtu, të kenë mësuar nga ju”, - tha Lideri i LSI-së.

Gjithashtu,  Ilir Meta theksoi se vendi ka nevojë për një transformim të thellë shoqëror që vjen përmes një solidariteti të ri, i cili në radhë të parë duhet të spikasë te të rinjtë dhe për të rinjtë në emër të së ardhmes së tyre dhe të gjithë vendit.

Ne kemi nevojë për një transformim të thellë, për një progres të ri shoqëror që vjen përmes një solidariteti të ri, i cili në radhë të parë duhet të spikasë te të rinjtë dhe për të rinjtë në emër të së ardhmes së tyre dhe të gjithë vendit. Nuk mund të ketë ndryshime cilësore dhe shoqërore në një vend nga fëmijët e elitave të vetëkënaqura, të zhytura në arrogancë në egoizëm dhe individualizëm. Nuk mund të ketë shpresë një vend, në rast se nuk vihet në lëvizje ëndrra dhe aspirata e fëmijëve të familjeve më të thjeshta, për një ndryshim shoqëror, për një progres të ri shoqëror”, - u shpreh Kryetari i LSI-së, teksa nënvizoi faktin se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të kthejë pozitën gjeografiken një avantazh të fuqishëm.

Kemi qenë viktimë e gjeografisë, por tani kemi të gjitha mundësitë që këtë pozitë që kemi ta kthejmë në një avantazh të fuqishëm për të ardhmen e vendit tonë. Besoj se jeni të ndërgjegjshëm për fuqinë që ju keni. Fuqi që vjen nga bashkimi juaj, i aftësive, i talenteve, që ju keni në emër të qëllimeve të përbashkëta”, shtoi Meta.

Në fund Meta ftoi të rinjtë të bëhen pjesë LRI-së, që përfaqëson forcën ku ata mund të mbështeten. “Nëse të rinjtë duan një forcë ku ata mund të mbështesin shpresat dhe ëndrrat e tyre për ndryshim, është fuqia dhe solidariteti i Lëvizjes Rinore për Integrim”, - tha Ilir Meta.

Fjalimi e plotë e Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta 
Me qetësi dhe dashuri. Për mua kënaqësi e veçantë të rimarr fjalën. Dhe këtu me ju padyshim flas pafund. Unë përgëzoj, në radhë të parë lidershipin e ri të Lëvizjes Rinore për Integrim që tregoi edhe një herë tjetër atë që e kemi dëgjuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët punojnë me LRI-në, që gjeneratat në LRI sa vijnë dhe bëhen më të mira.

Falënderojmë Floidën dhe gjithë ekipin e mrekullueshëm që e kaluan me shumë sukses këtë test të parë të drejtimit të tyre të LRI-së.

Së dyti, në themel të LSI-së dhe të LRI-së, një nga vlerat kryesore që do të na çojë përpara qëndron mirënjohja, kështu që mirënjohjen më të thellë për Endritin, për Kejdin dhe lidershipin e vjetër le të themi të LRI-së, por të ri të LSI-së.

Besoj se kanë qenë 5 ditë të mrekullueshme për të gjithë ju. Kanë qenë edhe për ne. Besoj se keni mësuar shumë nga njëri-tjetri. Por jo vetëm ju nga njëri-tjetri, por të jeni të sigurt që edhe unë kam mësuar shumë nga ju dhe shpresoj që edhe gjithë drejtuesit e tjerë të LSI-së që kanë qenë këtu, të kenë mësuar nga ju.

Ju falënderoj, që profesor Rexhepit përveç pyetjeve politike, disa studentë të fizikës i kishin bërë dhe pyetje të fizikës. Dhe porosia ime e parë për të gjithë ju gjithmonë ka qenë, edhe përpara fushatave: faleminderit për angazhimin në fushata, por në radhë të parë mësimet. Sepse unë mendoj që ky është një detyrim në radhë të parë që ju keni ndaj familjeve tuaja, por në radhë të dytë që keni edhe ndaj vendit dhe ndaj vetes suaj.

Sepse në këtë kohë ndryshimesh, që përjeton e gjithë bota, për shkak të globalizimit në mënyrë të veçantë, dhe të zhvillimeve të jashtëzakonshme teknologjike, që përjeton Europa, që përjeton edhe rajoni ynë, vetëm me dije ne mund të ecim përpara dhe së dyti të fitojmë kohën e humbur, jo në dekada, por në shekuj. Dhe kjo në radhë të parë është detyra juaj.

Dhe mbi të gjitha dua t’ju falënderoj për atë socializim të shkëlqyer që ju keni treguar, demonstruar gjatë këtyre pesë ditëve këtu, që demonstruat një solidaritet të ri, që unë uroj që të shpërndahet dhe të transmetohet në të gjithë Shqipërinë kur ju të ktheheni në familjet tuaja.

Ne kemi një besim të madh te të gjithë ju dhe te të gjithë të rinjtë e Shqipërisë. Gjithmonë, Shqipëria shpëtimin e ka patur nga idealizmi, përkushtimi dhe sakrifica e më të rinjve, kjo ka ndodhur historikisht. Kjo ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore, ku ata të cilët sakrifikuan më shumë për lirinë e vendit dhe që garantoi më pas edhe këtë Shqipëri që kemi sot, ishin të rinjtë e të rejat që dhanë jetën e tyre. Kjo ka ndodhur edhe në proceset demokratike, ishin studentët ata të cilët me guximin e tyre hapën një rrugë të re për Shqipërinë dhe kjo duhet të ndodhë në çdo moment që vendi ka nevojë për një frymëmarrje të re dhe për një hov të ri social dhe shoqëror.

Dhe ne kemi nevojë për një transformim të thellë, për një progres të ri shoqëror që vjen përmes një solidariteti të ri, i cili në radhë të parë duhet të spikasë te të rinjtë dhe për të rinjtë në emër të së ardhmes së tyre dhe të gjithë vendit.

Nuk mund të ketë ndryshime cilësore dhe shoqërore në një vend nga fëmijët e elitave të vetëkënaqura, të zhytura në arrogancë në egoizëm dhe individualizëm.

Nuk mund të ketë shpresë një vend, në rast se nuk vihet në lëvizje ëndrra dhe aspirata e fëmijëve të familjeve më të thjeshta, për një ndryshim shoqëror, për një progres të ri shoqëror.

Prandaj këtë solidaritet që ju e ndërtuat këtu, që e gjetët këtu, e sollët këtu, ta çojmë në të gjithë Shqipërinë, t’i bëjmë të gjithë të rinjtë pjesë të një projekti për të rritur pjesëmarrjen e tyre në gjithë jetën politike të vendit. 

Dhe është koha që përmes kësaj pjesëmarrje dhe përmes këtij shembulli ju të tregoni një pamje tjetër të politikës.

Atë të një politike, që në themelin e saj ka përgjegjshmërinë, ka bashkëpunimin, ka solidaritetin, ka dashurinë për vendin dhe është krejt e kundërta e politikës që ka përjashtimin, që ka ndasitë, që ka egoizmin e mjaft probleme të tjera që janë një pengesë. Jemi një vend shumë i vogël për të qenë të përçarë, për të qenë të ndarë. Ndërkohë që jemi një vend jashtëzakonisht i bukur dhe i mrekullueshëm.

Kemi qenë viktimë e gjeografisë, por tani kemi të gjitha mundësitë që këtë pozitë që kemi ta kthejmë në një avantazh të fuqishëm për të ardhmen e vendit tonë.
Besoj se jeni të ndërgjegjshëm për fuqinë që ju keni. Fuqi që vjen nga bashkimi juaj, i aftësive, i talenteve, që ju keni në emër të qëllimeve të përbashkëta.

Përpiquni t’i bindi të gjithë ata që nuk kanë qenë këtu dhe që s’mund të vinin, sepse kaq kanë qenë mundësitë, kudo në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo komunitet ku ju jetoni apo studioni. Sepse nuk janë të pafuqishëm, por thjesht duhet të shkunden dhe të kuptojnë se nuk kanë çfarë të presin nga qielli.

Dhe nëse duan një forcë ku ata mund të mbështesin shpresat dhe ëndrrat e tyre për ndryshim, është fuqia dhe solidariteti i Lëvizjes Rinore për Integrim. 

Dhe ata do t’iu besojnë juve, dhe to të vijnë me ju dhe do të bëheni, dhe do të ndjeheni shumë herë më të fortë se sa u ndjetë këto pesë ditë këtu vetëm atëherë kur të shikoni se çdo ditë ju kujdeseni për ta. Se çdo ditë ju luftoni për ta. Se ju nuk doni t’i keqpërdorni për qëllimet tuaja si LRI apo aq më të keq të LSI-së. Se ju doni që ata të jenë vetvetja, por mund të jenë të tillë dhe të suksesshëm duke njohur fuqinë e tyre.

Shpesh na ndodhin ngjarje të jashtëzakonshme dhe shohim se si njerëzit transformohen nga pushteti. Njëri që ka qenë dje si ju apo si dikush tjetër, bëhet drejtor dhe mendon që bota rrotullohet rreth tij, bëhet ministër dhe mendon se gjithë planetet rrotullohen rreth tij. Dhe harrojnë se nga kanë ardhur dhe se janë aty për të shërbyer.

Ndaj këtë raport mendoj se duhet ta kemi të shenjtë me të gjithë. Kur japim fjalën duhet ta mbajmë dhe unë mendoj që premtimi më i madh që i kemi dhënë njëri-tjetrit këtu është që kjo frymë e jashtëzakonshme e solidaritetit dhe e bashkëpunimit nuk do të mbarojë sot apo nesër në mëngjes, por nga nesër do të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë.

Duhet të keni parasysh, që kur shan në politikë nuk fiton asnjëherë, përkundrazi njerëzit janë lodhur këtu nga të sharat dhe gjithmonë duhet të japësh një mesazh jo për kundërshtarin, sepse kjo nuk i intereson qytetarit, por një mesazh për të rinjtë, një mesazh për të papunët, një mesazh për pensionistin se çfarë do të bësh ti për ata.

Kjo është politika pozitive dhe Shqipëria ka nevojë për politikë pozitive. Falënderoj dhe të gjithë miqtë ndërkombëtarë, ata që janë këtu apo ata që na nderuan gjatë ditëve të tjera.

Falënderoj Joaon dhe të gjithë ekipin e Portugalisë edhe për një arsye tjetër, sepse i kishin bërë një promovim të paparë Jalës në mediat portugeze dhe europiane. 

ilir meta lri

ilir meta lri

ilir meta lri

ilir meta lri

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran