“Jam 100% shqiptare”, ylli amerikan Ava Max rrëfen vështirësitë e prindërve të saj si emigrantë: Përfunduan duke jetuar në një kishë

“Jam 100% shqiptare”, ylli amerikan Ava Max rrëfen vështirësitë e prindërve të saj si emigrantë: Përfunduan duke jetuar në një kishë

Këngëtarja me origjinë shqipare Ava Max

E njohur si Ava Max, ylli amerikan që mori vëmendjen e të gjithëve me hitin “Sweet But Psycho” ka folur për origjinën e saj. Këngëtarja amerikane ka treguar se është mjaft krenare për origjinën e saj shqiptare dhe ka rrëfyer gjithashtu vështirësitë e prindërve të saj si emigrantë.

Nuk ka qenë aspak e lehtë. Prindërit e mi u larguan nga Shqipëria në fillim të viteve ’90 dhe përfunduan duke jetuar në një kishë në Paris. Më pas u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara ku dhe u linda unë. Prindërit e mi shiten shtëpinë në Wisconsin për t’u zhvendosur në Los Anxhelos, por edhe atje zhgënjimi ishte shumë i madh. Pas shumë përpjekjesh vendosa lidhjet me producentin Circuit i cili ka realizuar hitet e Rihanës apo The Weeknd etj i cili vendosi të kujdeset për karrierën time muzikore,”- shprehet Ava Max për median angleze “Belfasttelegraph”.

Emri i saj i vërtetë është Amanda Koçi dhe prej disa javësh vazhdon të jetë në vendin e parë në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe në të gjithë Europën dhe po ngjitet me shpejtësi në top listën amerikane. 24-vjeçarja tha për të njëtën medie se është është mjaft krenare për prigjinën e saj edhe pse ka lindur në Amerikë.

Jam 100 përqind shqiptare. Dëshiroj të ndihmoj familjen time, miqtë e mi dhe njerëzit në përgjithësi dhe dua të kontribuoj për komunitetin shqiptar kudo që të jem. Do të ishte e jashtëzakonshme që të mbaj një koncert bamirësie atje. Eshtë me shumë rëndësi për mua që të kontribuoj për komunitetin shqiptar,”- shprehet ylli botëror.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve