“Jam akoma beqar”, Erik Lloshi 'tremb' të fejuarën e tij

“Jam akoma beqar”, Erik Lloshi 'tremb' të fejuarën e tij

Erik Lloshi dhe e fejuara e tij Romina Sablic

Erik Lloshi është një nga këngëtarët shqiptarë që përveçse duhet për këngët e tij, ai është përfolur gjithmonë dhe për të dashurat, të cilat janë kthyer gjithashtu në figura publike. Teksa të gjithë prisnim fejesën me modelen Jola Pogri, Eriku shpalli veten zyrtarisht të fejuar me një femër që askush s’ja kishte parë në krahë.

Ajo është Romina Sablic, me origjinë serbo-kroate dhe ja rrëmbeu menjëherë zemrën këngëtarit. Gjithsesi i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Eriku i surprizoi të gjithë kur tha: Etiketa për këtë vit për mua, është se jam akoma beqar. Ylli i “Mos urre” e kuptoi shumë shpejt që kjo nuk ishte aspak një shaka e bukur dhe tha: Bëj shaka sepse jam me Rominën gjithë kohës.

Ne shpresojmë që Romina të mos e ketë ndjekur, ose të mos e ketë keqkuptuar! Më tej këngëtari theksoi se mezi pret të bëhet me fëmijë, dhe se për të do të ishte perfekte një vajzë edhe një djalë, ashtu siç është edhe në familjen e tij.

“Kush është beqar do të martohet një ditë. Nuk ka gjë më të bukur se të krijosh një familje. Kam dëshirë, të formoj një familje me dy fëmijë,një vajzë dhe një djalë,”- përfundoi Lloshi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë