Report Tv zbulon emrin e biznesmenit që gati sa nuk ra në grepin e Florian Gjergjit dhe bashkëpunëtorëve të tij duke i kërkuar të marrin 70 mijë euro. Bëhet fjalë për biznesmenin Aleksandër Gavoçi i cili sipas 'opendata' rezulton pronar i firmës Vega 100% aksioner dhe 50% të aksioneve në firmën S.A.R ndërtim sh.p.k
Për herë të dytë është përdorur emrin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj si personi që do i jepej shuma prej 70 mijë eurove që i është kërkuar këtij biznesmeni.
Në kuadër të operacionit ‘Fraund’ u arrestuan Xhonatan Xhaferri, 24 vjeç, Leonard Xhika, 39 vjeç, Mikel Panxhi, 30 vjeç, të tre banues në Elbasan, dhe Petro Ferzaj, 51 vjeç, banues në Vlorë.
Në kërkim janë shpallur Xhensil Qefa, 27 vjeç dhe Florian Gjergji 40-vjeç. Ky i fundit rezulton i përfshirë edhe më parë në këtë skemë mashtrimi.
Firma 'Vega' të cilën Aleksandër Gavoçi e zotëron 100% të aksioneve ushtron aktivitetin në:
Import-Eksport, grumbullim, përpunim, tregëtim të skrapit, hekurit etj, tregti të mallrave industriale, aktivitet në fushën e ndërtimit, fitness, bar-restorant, taverne, klub nate, transport detar; Agjensi Imobilare 2-Në fushën e Agjensive Spedicionare Detare. Prodhim dhe tregtim betoni, prodhime parafabrikate betoni. Prodhim dhe tregtim inertesh e të tjera materiale e produkte ndërtimi. Peshkim selektiv. Studimi, projektimi, vlerësimi, konsulenca, monitorimi në kërkimin, zbulimin, shfrytëzimin, përpunimin dhe tregtimin në import dhe eksport të mineraleve metalore dhe ndërtimore, rehabilitimin e mjedisit pas shfrytëzimit, përdorimin civil të lëndëve plasëse në sipërfaqe dhe në nëntokë. Ndërtimin e veprave publike, ndërtime civile, ekonomike dhe industriale, rikonstruksion ndërtesash, veshje fasadash, punime dheu, sistemime, tarracime terrenesh, vepra kullimi dhe vaditëse, ndërtime rruge kategoria V dhe VI, veshje rrugësh me asfalto beton, ndërtim mbishtrese, ndërtim të veprave arti të ndryshme, ujësjellësa dhe kanalizime e të tjera. Prodhim dhe tregtim të materialeve të ndërtimit si tulla, pllaka dekorative, prodhime betoni e llaç me nyje të përqëndruar, prodhime artizanale, konstruksione të llojeve të ndryshme etj. Tregtim me shumicë dhe pakicë në import dhe eksport të mallrave të ndryshme industriale, ushqimore, hidrosanitare, hidraulike, makineri dhe pajisje industriale e bujqësore, pjesë këmbimi për pajisje industriale, bujqësore, produkte bujqësore e blektorale, bimë medicinale e mjeksore, prodhim dhe përpunim të lëndës drusore, transport të mallrave brenda e jashtë vendit në të gjitha rrugët e transportit, tokë, det, hekurudhë, ajër etj. Prodhim, përpunim, ambalazhim (paketim), shitje, eksport dhe transport ndërkombëtar të artikullit çimento, rifuzho dhe me thasë. Import, eksport, grumbullim, riciklim, përpunim të skrapit, grumbullim dhe transportim mbetjesh. Parking.
Po kështu rezulton pronar me 50% të aksioneve në S.A.R ndërtim sh.p.k me aktivtet: Ndertime civile dhe ekonomike, veshje fasadash, rikonstruksion godinash etj. Punime dheu, sistemime, terracime sistemesh, vepra kullimi e vaditjesh etj. Ndertim rruge kategoria e IV, V; veshje rrugesh me asfaltobeton, nderrim mbishtrese etj.
Në këtë biznes 50% të aksioneve i ka Ardit Kraja.
Lajmi kryesor: