'Jam i pari që marr kallashin', kush është i dënuari që u shfaq në takimin e Sali Berishës dhe e shkuara e tij kriminale

'Jam i pari që marr kallashin', kush është i dënuari që u shfaq në takimin e Sali Berishës dhe e shkuara e tij kriminale

Sali Berisha dhe Ilir Amedani

Në "Foltoren" e Sali Berishës, nuk munguan sërish deklaratat e luftës dhe thirrjet për trazira. Një i dënuar nga gjykata, mbështetës i flaktë i ish-kryeministrit, theu masën e "arrestit në shtëpi" dhe iu bashkua në Durrës, takimit të Sali Berishës me demokratët. Bëhet fjalë për Ilir Amedanin, i cili zbuloi se kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” vetëm për të qenë pranë ish kryeministrit.

Por problemet me drejtësinë, jo vetëm që nuk e penguan të shkelë masën e arrestit, por as për të bërë deklarata lufte: 'Jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin', inkurajoi i dënuari Sali Berishën.

“Kemi arrit në atë pikë ku nuk mban më. Me bindjen më të plotë 90% përvec disa këllirave, ke bërthamën dhe zemrën e demokratëve durrsakë. Jam Ilir Amedani që në ’91 për demokraci kam bërë 6 muaj burg në Skrapar në rrethimin e Kavajës. Jam Ilir Amedani që në ’98 kam bërë burg në incidentin e Azem Hajdarit dhe ironia e fatit më ka nxjerrë nga burgu pas 2 javësh çuni i Prokop Murrës, Arben Murra.  Jam Ilir Amedani i 16 Shkurtit dhe kam ardhur këtu vetëm për Sali Berishën se rezultoj akoma në arrest shtëpie, rast unik në Shqipëri dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet.  Prandaj me dy fjalë, Sali Berisha jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin”, deklaroi ai.

Militanti duket se mori edhe "miratimin" e Sali Berishës, pasi ky i fundit nuk e dënoi aktin e shkeljes së ligjit nga simpatizanti i tij. Më zë të ulët, Berisha artikuloi vetëm dy fjalë: E kemi me votë.

Po kush është Ilir Amedani

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e dënoi me 7 muaj e 10 ditë burg më 30.06.2011 për veprën penale të vjedhjes. Ndërsa më 19.02.2019 u dha vendimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Ndërsa më 21.06.2019, Gjykata e Apelit Tiranë ka zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për veprën penale “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Që prej asaj dite rezulton ende në “arrest shtëpie”, masë që e theu për të marrë pjesë në takimin e Berishës. Në sistemin TIMS, në rubrikën “fletë arresti” shpallet me kartelë blu pasi Prokuroria Durrës me shkrese nr.prot.2241 dt.09.02.11 ka lëshuar udhrin e ndalimit të dt.08.02.2011, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së dyqanit të Agron Dajkos në Durrës.

Gjithsesi, deklaratat e luftës në takimet e Berishës, nga militantët apo vetë ish-kryeministri, nuk janë të pazakonta.

Historiku me deklarata lufte

Kujtojmë se pak kohë më parë, ish-lideri histori i PD i ka bërë thirrje shqiptarëve të armatosen për të mbrojtur veten, vatrat dhe pronat e tyre, pasi me qeverinë, organizatë kriminale në krye, nuk ka as rend, as siguri e as qetësi. 

U bëj thirrje shqiptarëve të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre se nuk kanë asnjë siguri, u bëj thirrje, nëse ju organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se ne dhe qytetarët jemi të gatshëm të ua kthejmë me të njëjtin mjet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni”- deklaronte Berisha disa vite më parë në parlament./Gazeta SHQIP

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tulipani: 03/10/2021 19:01

    Bravo, kjo eshte thirrja per vellavrasje, e prandaj nuk ka Europe qe na ofron. Kur nuk duam vehten dhe njeri-tjetrin, prisni qe te na duan nderkombetaret.? Ooo pik e zez cfare na ka gjetur me kto demokrate qe, e kane kujtuar Demokracine se, eshte per me vjedh e per me vrare vllau vllane.. Turp per ku kemi arritur per disa kerma te politikes qe u intereson vellavrasja per interesat e tyre personale..

    Përgjigju
  • REXHEP VËR BULE LEKA [ KEPI ]: 30/09/2021 18:26

    Ore ka shtet Shqipria ? Ky krimineli që është në arest shtëpie del e bën thirje për luft. Po ku është shteti i leshit ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Luis Meçe kërkon ndihmë për t’u shëruar,hapet Gofoundme

Luis Meçe kërkon ndihmë për t’u shëruar,hapet Gofoundme