“Jam Landi, thuaj nënë Jorgjies lekët i ke...” Letra brenda në shishe/ Tjetër person i zhdukur në Vlorë, policia gjen varkën

“Jam Landi, thuaj nënë Jorgjies lekët i ke...” Letra brenda në shishe/ Tjetër person i zhdukur në Vlorë, policia gjen varkën

Letra e gjetur pranë varkës në Vlorë

Një tjetër person rezulton i zhdukur në rrethin e Vlorës.

Një varkë e braktisur në Zvrënec, është gjetur me një shishe në brendësi të saj, ku ishte lënë një mbishkrim.

“Unë jam Landi, po mbytemi. Nuk kam më kohë. Jorgjia të kujdeset për fëmijët. Lekët i keni te pllakat e fundit të banjës”, shkruhet në letrën e siguruar nga Report Tv.

Dyshohet se personi me emrin Landi është zhdukur. Burime nga policia bëjnë të ditur se po hetojnë lidhur me identifikimin emrave të mundshëm të gjetur në letër.

Gjithashtu policia po heton për një lidhje të mundshme mes personit me emrin Landi dhe personit tjetër që u zhduk ditën e enjte me një motor uji në Vlorë, shtetasit me emrin Santo Ymeraj.

Mendohet se të dy personat mund të jenë zhdukur në të njëjtën ditë.

Dyshohet se varka e gjatur ka patur një motor që ka rënë në ujë.


Letra e gjetur pranë varkës

Varka ku eshte gjetur letra

 


Lajmi kryesor:

Mesazh në shishe dhe telefonata e fundit në det/ Dy zhdukje misterioze në Vlorë


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?