Mesazh në shishe dhe telefonata e fundit në det/ Dy zhdukje misterioze në Vlorë

Dy zhdukje misterioze që dyshohet se kanë lidhje me njëra-tjetrën kanë ndodhur në Vlorë ditët e fundit.

Fillimisht u raportua për zhdukjen e Santo Ymerajt, i cili kishte dalë në det me një motor uji dhe telefonoi familjen e tij pak para se celulari i tij të fikej dhe për të të mos kishte më ansjë gjurmë.

Por pas pesë ditësh kërkimesh për të, policia ka hasur edhe në një rast tjetër që mendohet se ka të bëjë me zhdukjen misterioze të një personi të dytë.

Policia ka zbuluar një varkë të braktisur në Zvërnec, e cile kishte një mesazh në shishe brenda.

Uniformat blu dyshojnë se dy ngjarjet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

Zhdukja e Ymerajt

Që prej dites se enjte një 32 vjeçar ka humbur në detin e Vlorës dhe për të nuk dihet më asgjë.

Santo Ymeraj ka qenë duke lundruar në det me një jet-ski, ose motor uji sikurse njihet ndryshe, rreth orës 22.00 të ditës se enjte.

Nuk ka informacione se ku do të shkonte dhe çfarë kishte në motorin e ujit 32-vjeçari, por sipas familjarëve kontakti i fundit i tij ka me ta ka qenë qenë në orën 01:30 të natës mes të enjtes dhe të premtes.

Në komunikimin me ata ai u ka thënë se ka shumë det dhe fryn erë e fortë dhe se nuk e dinte se në cilin drejtim e kishin çuar dallgët.

“Nuk shikoj asgjë, vetëm errësirë” – kishte thënë Imeraj dhe pak më vonë celulari i tij ishte fikur.

Menjëherë pas kësaj, është njoftuar policia e cila ka nisur kërkimin e 32-vjeçarit. Kërkimet kanë vijuar edhe sot në ditën e pestë, por nga 32-vjeçari nuk ka ansjë gjurmë.

Familjarët e tij u kanë bërë apel autoriteteve lokale që të bëjnë çështë e mundur për gjetjen e tij.

Për kërkimin e Ymerajt janë angazhuar Policia Kufitare, Delta Force, Policia e Vlorës, Guardia di Finanza italiane.

Në këtë operacion po përdoret edhe një helikopter.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:14
“Jam Landi, thuaj nënë Jorgjies lekët i ke...” Letra brenda në shishe/ Tjetër person i zhdukur në Vlorë, policia gjen varkën

Një tjetër person rezulton i zhdukur në rrethin e Vlorës.

Një varkë e braktisur në Zvrënec, është gjetur me një shishe në brendësi të saj, ku ishte lënë një mbishkrim.

“Unë jam Landi, po mbytemi. Nuk kam më kohë. Jorgjia të kujdeset për fëmijët. Lekët i keni te pllakat e fundit të banjës”, shkruhet në letrën e siguruar nga Report Tv.

Dyshohet se personi me emrin Landi është zhdukur. Burime nga policia bëjnë të ditur se po hetojnë lidhur me identifikimin emrave të mundshëm të gjetur në letër.

Gjithashtu policia po heton për një lidhje të mundshme mes personit me emrin Landi dhe personit tjetër që u zhduk ditën e enjte me një motor uji në Vlorë, shtetasit me emrin Santo Ymeraj.

Mendohet se të dy personat mund të jenë zhdukur në të njëjtën ditë.

Dyshohet se varka e gjatur ka patur një motor që ka rënë në ujë.


Letra e gjetur pranë varkës

Varka ku eshte gjetur letra

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 04/04/2018 13:30

    hahah po e hani mashtrimin. ca ishin mbi barke rane dhe vetem shishja ngeli ne barke? Shpresoj te jete gjalle gjithsesi.

    Përgjigju
  • Arsen: 02/04/2018 21:10

    Po aq tru keni sa mendoni vertete se ai shkrim eshte bere mbi nje varke ne mes te detit me dallge?! Nese e mendoni kete, thjesht duhet te provoni te beni nje xhiro me varke dhe pergjigjen do e merrni menjehere

    Përgjigju
  • Vlonjati: 02/04/2018 19:07

    Shume lajm trishtues. Ngushellime familjareve

    Përgjigju
  • Tony: 02/04/2018 19:03

    Duket qarte qe mesazhi nuk esht shkruar nga i njejti person. Arsyeja duhet hetuar sigurisht. Bashke me llogarite ne krah te letres ku jane perpjekur te devijojne llogjiken se jo 3 here te shumzosh 5 me 25 po sa her te duash 125 esht pergjigjia. Dikush me vetdije donte qe ky mesazh te gjendej dhe 100% varka ska lidhje me ngjarjen por esht perdorur per devijim te se vërtetes.

    Përgjigju
    • index.html: 02/04/2018 19:48

      Ajo është një fotokopje e letrës je shishe, nëse nuk e paske kuptuar. Llogaritjet janë bere mbi këtë fotokopje. Dmth polici që ka fotokopjuar letrën, ka shkruar mbi fotokopje ato shumëzimet. Dhe dihet që policëve i duhet ti bëjnë nga 3 here llogaritë

  • Erik: 02/04/2018 18:35

    Shume lajm trishtues, uroj te jene gjalle. Sa i forte duhet te jesh te shkruash keto fjale ne ato momente te fundit te jetes. Marrezia e njerezve vazhdon edhe pas kaq vitesh. Vene jeten ne rrezik per ca para' qe mund te mos i gezojne ndonjehere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?