'Jam në kërkim nga policia, po shkoj të dorëzohem', protestuesi: Ai që organizoi protestën as nuk ka makinë, lëviz me biçikletë! Sot është në burg

Një protestues, i cili tha se është në kërkim nga policia për pjesëmarrjen në protestat e mëparshme kundër rritjes së çmimeve, ka zbuluar, sipas tij, edhe emrin e organizatorit të kësaj proteste. Protestuesi u shpreh se është Arben Kolaj që ka organizuar protestën nëpërmjet thirrjeve në Facebook dhe u ngrit kundër rritjes së çmimit të naftës edhe pse vetë ai as nuk ka makinë, por lëviz me biçikletë. Ai u shpreh se Kolaj është arrestuar, teka bëri thirrje për lirimin e tij.

"Jam në kërkim nga policia, një minutë se na kanë marrë me dhunë. Po shkoj të dorëzohem në polici..., dua të them se protesta ka filluar nga thirrja në Facebook e Arben Kolaj, na kanë arrestuar, Beni është në burg për momentin, lironi Benin. Ka protestuar për protestë për uljen e çmimit të naftës, por Beni nuk ka makinë fare, ecën me biçikletë", tha ai.


Lajmi kryesor:

Rritja e çmimeve/ Mbyllet pas më shumë se 3 orësh protesta e qytetarëve në Tiranë: Boll na vodhët! Nesër sërish në shesh! Rama: Pakicë e çartur! Gati plani anti-krizë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?