TIRANË- Pas më shumë se 3 orësh, është mbyllur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës protesta paqësore e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të produkteve të shportës, duke theksuar se do të mblidhen sërish ditën e nesërme.
Protesta nisi në orën 11:00 në sheshin 'Skëndërbej', për të kulmuar më pas përpara Kryeministrisë. Aty janë mbajtur fjalime të ndryshme nga qytetarët, teksa protestuesit mbanin pankarta të ndryshme si "boll na vodhët", "na u mbush kupa", etje.
Më pas, ato vijuan sërish marshimin drejt Drejtorisë së Policisë në rrugën "Myslym Shyri", duke bërë thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar. Në protestë ishin angazhuar rreth 800 forca policie, megjithatë nuk pati tensione. Protestuesit njoftuan se do të mblidhen sërish nesër në orën 11:00 në Sheshin Skënderbej për të vijuar me të njëjtin marshim drejt Kryeministrisë.
Ndërkohë protesta ka patur edhe në rrethe, ku në Lezhë protestuesit bllokuan për disa minuta autostradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit.
Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, në vendin tonë është vënë re një rritje e shpejtë e çmimeve të produkteve të shportës dhe çmimit të naftës. Ndërkohë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit vendosi sot se çmimi i naftës deri më 15 mars do të jetë 217 lekë për litër.
Qytetarët e Kurbinit u ngritën në protestë edhe pasditen e kësaj të shtunë, ku kanë bllokuar autostradën Milot-Mamurras për disa minuta për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve dhe të shportës. Kjo është dita e tretë e protestave kundër rritjes së çmimeve në Qarkun e Lezhës.
Qytetarët e Elbasanit dolën në orët e pasdites në protestë kundër rritjes së çmimeve duke marshuar nëpër rrugët e qytetit. Një pjesë e tyre fikën edhe mjetet në mes të rrugës gjatë kohës që zhvillohej protesta.
Protestuesit kanë mbërritur pranë Drejtorisë së Policisë, ku kanë kërkuar lirimin e protestuesve të tjerë. Ndërkohë janë dëgjuar edhe thirrje duke përmendur emrin e Klodian Rashës, i riu i vrarë nga polici Nevaldo Hajdaraj, në 8 dhjetor, e ndërsa u kanë bërë thirrje edhe policëve: Hiqni kapelet.
Dy orë në protestë, qytetarët tashmë janë ndarë në dy pjesë, ku disa prej tyre vijojnë të mbajnë fjalime me megafon para kryeministrisë, ndërsa të tjerë po marshojnë në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', me thirrje që nesër do mblidhen sërish në shesh.
Report Tv ka sjellë pamje me dron, teksa qytetarët prej dy orësh po qëndrojnë para kryeministrisë, duke kundërshtuar rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe çmimit të naftës.
Pas dy orësh protestë para kryeministrisë, qytetarët që iu bashkuan sot protestës kundër rritjes së çmimeve, kanë filluar të shpërndahen. Kjo për shkak se i mbaroi nafta për gjeneratorin, për foninë. Ata kanë lajmëruar se do të mblidhen sërish në protestë ditën e nesërme, ku do të nisin marshimin te Sheshi Skënderbej në orën 11:00 për të mbërritur sërish para kryeministrisë.
Një protestues, i cili tha se është në kërkim nga policia për pjesëmarrjen në protestat e mëparshme kundër rritjes së çmimeve, ka zbuluar, sipas tij, edhe emrin e organizatorit të kësaj proteste. Protestuesi u shpreh se është Arben Kolaj që ka organizuar protestën nëpërmjet thirrjeve në Facebook dhe u ngrit kundër rritjes së çmimit të naftës edhe pse vetë ai as nuk ka makinë, por lëviz me biçikletë. Ai u shpreh se Kolaj është arrestuar, teka bëri thirrje për lirimin e tij.
"Jam në kërkim nga policia, një minutë se na kanë marrë me dhunë. Po shkoj të dorëzohem në polici..., dua të them se protesta ka filluar nga thirrja në Facebook e Arben Kolaj, na kanë arrestuar, Beni është në burg për momentin, lironi Benin. Ka protestuar për protestë për uljen e çmimit të naftës, por Beni nuk ka makinë fare, ecën me biçikletë", tha ai.
Qytetarët e mbledhur në protestën para kryeministrisë kanë kundërshtuar fjalimin e njërit prej protestuesve, i cili përmendi opozitën dhe tha se ajo do t'i dalë zot këtij populli. Pas deklaratës së tij, protestuesit filluan të thërrasin 'poshtë politika' dhe se nuk kishin dalë në shesh për asnjë kryetar, por për veten e tyre.
"Poshtë politika, nuk ka parti"
"Jo opozitë"
"Lere opozitën, s'kemi punë me opozitën"
"Kemi dalë për veten tonë këtu"
"Nuk ka opozitë, nuk na duhet opozita. Nuk ka opozitë këtu, është populli"
"Në këto shkallë nuk flitet për asnjë parti, për asnjë kryetar, ky është populli"
Aktori Gent Kame iu bashkua protestës së qytetarëve sot para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.
"Shqipëria po humb njerëzit e saj, shqiptarët po humbin identitetin e tyre. Shtrenjtimi i jetës është rrjedhojë, problemi është keqqeverisja. Ne duam frymë të re. I bëj thirrje vëllezërve dhe motrave të policisë, qeveritë shkojnë dhe vijnë, por mos tradhtoni popullin tuaj, lironi ata djem", tha ai.
Protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, që janë mbledhur para kryeministrisë, i janë bashkuar edhe personat me aftësi të kufizuara.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur protestuesve që janë mbledhur para kryeministrisë, duke ngritur zërin për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe çmimit të naftës. Në Facebook, teksa i përgjigjet komentuesve, Rama thotë se nuk ka pritur që 'një pakicë e çartur të ulërijë e shajë' që ai të vepronte. Kryeministri thekson se sot do të jenë gati skenarët për përballimin e pasojave të luftës në Ukrainë.
"Sa për atë protestë ndërkohë që tërë Europa, përfshirë edhe Shqipërinë, përballet me pasojat e para fare të një lufte, jo 4 ditë po 4 muaj apo 4 vjet të vazhdoje asgjë nuk do kisha bërë dhe s'kam pritur ata që shajnë e ulërijnë as për të mbrojtur familjen tende nga rritja e çmimit të energjisë dhe as për t'ju thënë të tërëve se brenda javës, domethënë sot do të kemi skenarët e përballimit të këtyre pasojave! Sa për fuqinë e popullit, unë jam në këtë detyrë pikërisht falë asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicën që shan, mallkon, abuzon, paturpësisht fare, duke akuzuar papushim për vjedhje pa pikën e turpit, tamam me logjiken e hajdutit që çdo gjë dhe çdo njeri e lidh me vjedhjen, ndërkohë që po të ishte për të vjedhur mbante të tjerë këtu në vendin tim fuqia e popullit! Jo mor jo, do s'do kjo pakice e çartur, nuk janë të tërë hajdutë dhe nuk janë të tërë sharlatanë, po ka edhe ndryshe, kështu që vazhdoni protestën tani se unë kam detyrë të mbroj popullin nga pasojat e luftës, jo ata që flasin përçart në emër të tij", shkruan Rama.
Në protestën kundër rritjes së çmimeve, ka qenë e pranishme edhe Nënë Liza. Ajo thotë se pasi kjo qeveri e ka lënë pa shtëpi, kërkon që t'i lënë pa bukë.
"Unë jam Nënë Liza, më ka derdhur djersën e fëmijëve, na shembën shtëpitë, tani duan të na lënë pa bukë, shtëpitë e veta i kanë blinduar, ndërsa ne na i kanë shkatërruar", tha Nënë Liza.
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta kundër rritjes së çmimeve.
Dhjetëra qytetarë u mblodhën në qendër të Pogradecit për të protestuar për rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve të shportës.
Në protestë mori pjesë dhe një grup sindikalistësh drejtuar nga Kol Nikollaj i cili tha se i kemi propozuar qeverisë një paketë "Anti-Krizë".
"Uljen dhe reduktimin e taksave mbi karburantet përfshirë dhe TVSH deri në Shtator 2022. Fillimin e menjëhershëm të indeksimit vjetor të pagave dhe pensioneve duke filluar nga Marsi i këtij viti, rritjen e pagës minimale, asistencës, heqjen e TVSh për vitin 2022 të produkteve themelore të shportës si: Buka, mielli, vaji, qumështi, vezët, orizi etj, janë disa prej pikave të paketës, propozuar nga Konfederata e Sindikatave te Shqipërisë", tha ai.
Pak para protestës, është blinduar kryeministria. Ndërkohë, në protestë janë në gatishmëri edhe autobotet me gaz lotsjellës.
Qytetarët bllokuan për 20 minuta aksin nacional Lezhë-Laç në vendin e njohur si kryqëzimi i Shënkollit. Policia ndërhyri për zhbllokimin e rrugës, ku u shënua dhe përplasja me protestuesit. Protestuesit thërrasin: Hiqi duart mos më prek po kërkojmë të drejtat tona! Jemi pa bukë!", dëgjohet një protestues.
"Ne kemi dalë në protestë për bukën e gojës. Jemi në hall për thesin e miellit, makinat po i lëmë e po ecim në këmbë, ne paguajmë taksat dhe smarrim asgjë nga shtetit. Kemi mbjell tokat dhe nuk i hedhim dot pleh, një thes pleh kimik kushton 130 mijë lek. Protestat do vazhdojnë se s'kemi bukë, populli po mbaron", tha një protestues.
"Unë kam dalë si fermer në protestë paqësore, për çmimin e lartë të karburantit, të pesticideve të çmimeve të ushqimeve që është bërë gangrenë. Si ka mundësi që të rritet çmimi i naftës disa here brenda ditës kur ata e kanë naftën në depozita. Të rinjtë kanë emigruar, këtu ka ngelur të moshuarit. Ne do të vazhdojmë derisa të vdesim në asfalt", shprehet një tjetër.
"Kemi dalë se nafta ka arritur në stratosfere, Shqipëria nuk është në luftë, lufta është në Ukrainë, edhe atje nafta është më e lirë. Ne do të vazhdojmë derisa të ulet çmimi i naftës si në Maqedoninë e Veriut, ne nuk i ndalim protestat", tha njëri prej protestuesve.
Një grup protestuesish u mblodhën në hyrje të rrugës së Arbrit, në bashkinë e Klosit duke kërkuar për të tretën ditë radhazi uljen e çmimit të naftës. Protesta u mbyll pa incidente.
Tani e kuptuat se si gjunjezohet tirani. Heres tjeter, duhet te jeni ju ato qe i tregojne se cfare te beje dhe jo te prisni se cfare do beje. Ne ditet ne vijim, do shikoni nje perpjekje per te politizuar dhe deligjitimuar protesten, perpjekje e cila filloi mbreme. Kjo eshte menyra e PS-se se si te merret me protestat popullore. Kur PS e sheh se po rritet protesta dhe po behet serioze, dergon lulin, ose salen ose meten per te sulmuar besueshmerine e protestes dhe per te bere qe ne faqe te duket e politizuar. Kjo eshte metoda e shtypjes se popullit, pa perdorur tanqet si Saliu. E gjitha kjo, qe kjo katershe te vazhdoje te mbijetoje politikisht dhe te vazhdoje zhvatjen e buxhetit dhe te xhepave te Shqiptareve.
PërgjigjuO sa per te qeshur u be hero drogaxhiu Klodjan Rasha, per cfar jeni mbledhir o shpellare...
PërgjigjuNe keto demostrime sa te kete vetem malok e shpellare qe akoma besojne te NON GRATA dhe Like FLORIRI kurr nuk do te japin efekt.... Keto duhet ti mari ne dore qytetaria dhe jo fshataresia e buqesorit....
PërgjigjuMirnjohje per qytetaret e pergjegjshem qe protestojne per te drejtat dhe interesat e tyre. Komentet e nje Kryeministri te korruptuar vetem se e perforcojne me teper faktin sa se i kapur eshte shteti yne. Ai sot flet njesoj sikunder Berisha qemoti. Per fat te keq media e blere prej tij apo ato njerez qe perfitojne nen ate regjim permes puneve ne administrate dhe zhvatjes parave publike eshte ne rritje. Shtuar dhe interesat e pista te huaja si ato qe perfaqesohen nga zyrtare te SHBA apo BE. Kjo do te zgjase jeten e regjimit per ca kohe por jo perjetesisht.
PërgjigjuDihet, ka individ e grupime qe e shfrytezojne protesten. Por pavaresisht te gjithave, ne teresi eshte qytetare. Dhe duhet vleresuar. Ky reagim ka filluar t'i levize gjerat, pra ka qene i suksesshem. Pastaj mideja e interpretimet sipas ndjeshmerive politike, eshte gje tjeter.
PërgjigjuProtestat jane deshmi kundra deluzioneve te KM tone te dashur. Nje deluzion, ose nje fiksim mendor me mire te them qe KM beson se eshte qenie e deshiruar nga populli. Rrjedhimisht, egziston nje mekanizem i posacem per ta zbehur protesten. Ky mekanizem quhet politizim i protestes dhe eshte perdoru qe kur PS ka ardhur ne pushtet. Kuptohet, kur ishte Saliu kishim tanqet. Mekanizmi anti proteste i PS funksionon keshtu: 1. Fotografon pjesmarres te skenes politike qe gjoja bejne sikur jane pjese e protestes, kane dhe nje mikrofon ne dore(qe me shume gjasa nuk punon) dhe kane ca portale ose gazeta qe thjeshte shkruajne nja dy tre rreshta si artikull kryesor per pjesmarrjen e qenies politike ne proteste. Efekti i ketij mekanizmi propagandistik eshte i tille qe ben popullin, protestuesin e vertete, te zbrapset dhe t’i thote vetes, “Dale se nuk me perfaqson me protesta.” Dhe iken ne shpi. Dhe kjo kordinohet mire kudo qe ka protesta madhore. Kujto protestat e studenteve para ca vjeteve. Sapo iu bashkua luli dhe monika, mbaroi. Do shikosh ne ditet ne vijim kete afrim te “politikaneve” me protesten. E gjitha kjo behet qe klasa politike e tanishme te vazhdoje egzistencen e saj dhe menyren e te pasuruarit.
Kane harruar 1997 qe vodhen firmat piramidale dhe sala coi ushtrine ne Vlore dhe avjonet per te nenshtruar vloren dhe nuk ja arriti dot se avjonet u arratisen ne itali dhe ushtria u bllokua te ura mirfolit
PërgjigjuOpozita falimentoi…le te marim vetë fatet tona në dorë. Populli le të vendos vetë, njësoj siç vendosi në 1997.
PërgjigjuDoni te sillni salen ne pushtet more zagar turp per ket popull injorant..rroft rama vdekje tradhetareve dhe langaraqt e saliut dhe te lulit vdekje ..policia sduhet te bej sehir por te perdori dhunen ndaj ketyre maskarenjve me dru vence zagareve protestues rrugacet...
PërgjigjuKush esht rrugac mer fis.ir baba im.pensionist.plaka ime me 150mij lek pension? Ordiner njeri.sa sufllaqe ke marr me shkruar kunder nesh ketu.shpresoj qe shqiptarja ta nxjerri pergjigjen time ndaj teje o legen njeri.po pak te duket vaji 3200 lek.
Pakice e frustruar menderisht kane vajt ne 25%.. vazhdo punen gjigand leri keta, keta i kane marre llumi nuk ka para qe i ndreq. Jepu ndihme direkte vetem atyre qe paguajne energjine dhe taksat rregullisht keto 5 vjetet e fundit. Vetem atyre qe jane ne pune dhe paguajne sigurimet shoqerore.
Përgjigju”Pakic e qartur ” o të mbuloft Turpi o km i kujt je ti o mjerim
PërgjigjuNene Liza te kthehet andej nga ka ardhur sepse ka zaptuar toke ne menyre te paligjshme
PërgjigjuNene Mahmudia te kthehet ne stamboll se kjo eshte toke ilire
shoku ata nuk jan pak, je ti qe je mesuar me shume, behu gati se po te vjen dita
Përgjigju'Boll na vodhet', tregon nenshtrim dhe jo rezistence per proteste...
Përgjigju