‘Jam në pozicion të vështirë për shkak të ekzekutimit të dobët të planit nga Radoiçiç’, ambasadori i Kosovës në SHBA ironizon intervistën e Vuçiçit në CNN

‘Jam në pozicion të vështirë për shkak të ekzekutimit të dobët të planit nga Radoiçiç’, ambasadori i Kosovës në SHBA ironizon intervistën e Vuçiçit në CNN

Vuçiç dhe Dugolli

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli ka ironizuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilat i dha në një intervistë për CNN.

Dugolli në një postim në platformën “X” ka shkruar se justifikimi i Vuçiçit këtë herë duket se është se “unë jam në një pozicion të vështirë”.

“Thelbi i justifikimit të Vuçiçit këtë herë duket se është: Unë jam në një pozicion të vështirë përballë provave të pakundërshtueshme që Policia e Kosovës kapi dhe për shkak të ekzekutimit të dobët të planit nga Radoiçiç, kështu që të gjithë duhet të vazhdojnë të mbajnë fjalën time për të ndërsa vazhdoj të tregoj më shumë informacione të pasakta”, ka shkruar Dugolli.

Ndaj deklaratave të presidentit serb ka reaguar edhe avokati i vëllezërve Bytyçi.

“E drejta për të qenë skeptik se Milan Radoiçiq do të përballet me përgjegjësi në Serbi. Të dhënat e Vuçiçit janë duke mbrojtur kriminelët e rëndë të luftës, si Goran Radosaljeviç, i cili ishte përgjegjës për vrasjet e vëllezërve Bytyçi”, ka shkruar avokati në platformën “X”.

Gjatë intervistës në CNN, Vuçiç pranoi se janë tërhequr trupat ushtarake serbe, të cilat ishin vendosur afër kufirit me Kosovën pas thirrjeve nga SHBA dhe BE, teksa u justifikua me faktin se për manovrat ushtarake vendosin drejtuesit e ushtrisë dhe jo ai.

Vuçiç tha se kurrsesi nuk dëshiron një luftë me Kosovën, pasi do të ishte një konflikt me NATO-n.

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar tani. Ne duam të shohim një prani më të madhe të KFOR-it në Kosovë”, citohet të jetë shprehur presidenti serb.

Ndërsa pyetjes së Amanpour nëse organizatori i sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiç, do të vihej para drejtësisë, ai u përgjigj duke thënë se drejtësia do të bëjë punën e saj, por pa konfirmuar nëse do ta dorëzojë atë tek autoritet e Kosovës.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin