'Jam në humor të mirë gati për të rimarrë detyrën', Biden sërish në krye të SHBA, vetëm pak orë pasi i kaloi kompetencat zv.presidentes Kamala Harris
Joe Biden dhe Kamala Harris
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se Presidenti Joe Biden ka rifilluar punën sërish pas një vizite mjekësore që zhvilloi më herët gjatë ditës, çka bazuar në Kushtetutë, i kërkon atij të transferojë kompetencat tek nënpresidenti Kamala Harris.
Biden, i cili mbush 79 vjeç të shtunën, mbërriti të premten në mëngjes në Qendrën Mjekësore Walter Reed për t'iu nënshtruar kontrollit shëndetësor. Është rutinë që një zëvendës president të marrë pushtetin presidencial ndërsa presidenti i nënshtrohet një procedure mjekësore që kërkon anestezi.
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se si pjesë e një vizite rutinë mjekësore, presidenti kreu një kolonoskopi, gjatë së cilës do të qëndronte pa ndjenja për një kohë të shkurtër për shkak të anestezisë. Kushtetuta, kërkon që ai t'i transferojë zyrtarisht kompetencat tek Nënpresidentja Kamala Harris.
Në një konferencë shtypi të premten, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se presidenti telefonoi zonjën Harris rreth orës 11:35 të paradites me orën lokale, për t'i bërë të ditur asaj se vizita kishte përfunduar dhe se ishte me humor të mirë e gati për të marrë detyrën.
Zonja Psaki tha se ekipi mjekësor po përgatiste një përmbledhje me shkrim mbi shëndetin e presidentit, që do të publikohet në media më vonë gjatë ditës së premte.
Kjo është vizita e parë mjekësore e rregullt që zoti Biden kryen në detyrën e Presidentit. Vizita u krye në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed, që ndodhet në Bethesda të shtetit të Merilendit.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2995
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Investitori shqiptaro-amerikan flet ekskluzivisht për Report Tv: Nën kontroll 10% e zjarreve! Sipërfaqja e djegur sa 1/4 e Tiranës! Dëmet, deri në 150 mld $
10 Janar, 17:58
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Donald Trump shpallet fajtor në rastin 'Stormy Daniels', por nuk do të vuajë asnjë lloj dënimi
10 Janar, 16:21
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
-
NBA/ Cleveland pa rivalë në parket, përmbysje ëndrrash nga Maverics! Lakers i ndal zjarri
10 Janar, 14:46
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
Fakt humoristik i dhene nga Don Lemon (CNN):Trump kur beri colonoskopine,kur ishte president e beri pa anestezi,se nuk pranonte t'ia dorezonte pushtetin,per aq kohe sa zgjaste procedura, zevendesit,z.Pence.
Përgjigju