'Jam shqiptar' hapet shkolla verore për fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Itali! Ja ku mund të aplikohet

'Jam shqiptar' hapet shkolla verore për fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Itali! Ja ku mund të aplikohet

Foto ilustruese

Shqipëria hap shkollë verore për të gjithë fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Itali. Të gjithë ata që duan të aplikojnë mund ta bëjnë deri në 2 qershor.

Hapja e shkollës verore ‘Jam Shqiptar’ u njoftua nga ministri I Jashtëm Igli Hasani.

‘Shkolla verore “JAM SHQIPTAR” do të hapë së shpejti dyert e saj. Këtë verë do të mirëpresim nxënësit e gjuhës shqipe në Itali. Ku tjetër më mirë se në atdheun tënd do të mund të praktikosh gjuhën amtare.  Eja dhe ti këtë verë për një vizitë studimore në Shqipëri, ku do të mësosh akoma më shumë mbi historinë, artin, kulturën e traditën shqiptare, gjatë eksplorimit në natyrën piktoreske të atdheut tonë të bukur.

Nëse je nxënës i klasave shqipe në Itali, ndiq videon dhe dërgo sa më parë aplikimin tënd në adresën

 [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 2 qershor 2024

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mira: 25/05/2024 19:58

    E para -po pse nuk e bëni online gjat vitit shkollor? Këta fëmijët tanë kur do çlodhen nga gjithë ngarkimit që kanë? Dhe e dyta-kur dëgjoj lajme, intervista o programe shum fjal i flisni në italisht???

    Përgjigju
  • Natasha Habibi: 25/05/2024 18:28

    Finalmente.Kam shume kohe qe e mendoj.Komplimenti.Nese duhet ndihme,jam gati.Kam mbaruar universitetin 1992.Jam krenare per vendin tim,gjuhen,kulturen tone.Faleminderit per gjithcka .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë