Zona pranë liqenit të Shkodrës ka marrë një pamje tjetër. Segmenti buzë ujit është sistemuar me korsi të veçanta për biçikleta dhe shtigje për këmbësorët, duke e kthyer në një hapësirë më të rregullt dhe më të sigurt për lëvizje.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga kjo zonë, ku shihet qartë ndarja e hapësirave për ata që ecin dhe për ata që lëvizin me biçikletë. Rruga tashmë është e organizuar ndryshe, me më shumë standarde dhe më pak kaos në qarkullim.

"Segmenti pranë liqenit në Shkodër, një nga më të bukurit e zonës, tashmë është kthyer në një hapësirë moderne dhe të sistemuar, me korsi të dedikuara për këmbësorët dhe për ata që zgjedhin të lëvizin me biçikletë" shkroi ai në Facebook

Ndërhyrja synon ta bëjë zonën më miqësore si për banorët e Shkodrës, ashtu edhe për vizitorët që zgjedhin të kalojnë kohë pranë liqenit. Me korsi të dedikuara për çiklistët dhe shtigje të qarta për këmbësorët, lëvizja është më e lehtë dhe më e sigurt.

Investimi është pjesë e transformimit të infrastrukturës në qytet, me fokus te rritja e cilësisë së jetës dhe krijimi i hapësirave publike funksionale. Për banorët e kësaj zone, ndryshimi përkthehet në më shumë rregull dhe më pak rrezik në rrugë.